FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadorja Kim thotë mos kandidoni kriminelë, Rama: Nuk jemi drejtori policie

Pas një mbledhje me drejtuesit politikë të PS-së, kryeministri Edi Rama u pyet edhe mbi apelin që para pak ditësh ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim i bëri partive politike duke ju kërkuar të mos kandidojnë persona të inkriminuar.

Në përgjigjen e tij, Rama theksoi ndër të tjera se partitë politike nuk janë drejtori policie, dhe se për kryeministrin çdo person mban përgjegjësi individuale për deklaratat që bëjnë në formularin e dekriminalizimit.

”Ne kemi ligjin, zbatojmë ligjin. Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetëdeklarim është përgjegjësi individuale jo partie. Partitë nuk janë drejtori policie, verifikojnë në bazë të ligjit dhe sipas ligjit i kemi bërë verifikimet gjithmonë. S’kemi ndërmend të ngremë salla torturash në selitë e partive nëse dikush fsheh diçka. Ne shohim dokumentacionin në dispozicion”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të vërtetë, ambasadorja amerikane Kim ka ngritur shqetësimin e përditshëm se janë vetë kryetarët e partive politike që kandidojnë persona me precedentë kriminalë apo nga familjet e “fortëve” që të vjedhin votat në zgjedhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambasadorja Kim nuk ka thënë që partitë duhet të kthehen në drejtorë policie, siç ironizon Kryeministri Rama sot. Ajo ka lëshuar mesazh politik se të jenë të kujdesshëm, pasi e di se pikërisht PS e ka metodë pune kandidimin e kriminelëve apo personave me probleme me ligjin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?