FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadorja amerikane, Kim: Respekt ndaj gjykatëses, Vitore Tusha për vendosmërinë e saj për zbatimin e Reformës në Drejtësi

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka vlerësuar punën që Vitore Tusha, anëtare me kompetenca të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese po bën për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ai i Bashkimit Europian kanë takuar ditën e sotme kryetaren e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Vitore Tusha, pas dorëheqjes së Ardian Dvoranit.

Përmes një postimi në Twitter, Yuri Kim bën thirrje që institucionet të ngrihen dhe të tregojnë pavarësi. Ndër të tjera, ambasadorja Kim shkruan se SHBA mbështet gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar Vetting-un.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Respekt ndaj gjykatëses, Vitore Tusha për vendosmërinë e saj për zbatimin e Reformës në Drejtësi. SHBA mbështet fuqimisht atë dhe gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë që kanë kaluar Vetting-un. Koha që institucionet të ngrihen dhe të tregojnë pavarësi dhe integritet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?