Ambasadorja në ikje e BE-së, Hohmann: Mbështetje rrugëtimit të Shqipërisë drejt Integrimit

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, ka reaguar përmes një postimi në Twitter, teksa shkruan se këtë të martë kryesoi takimin e fundit të Shefave të Misioneve të BE në Tiranë.

Ajo u shpreh ndër të tjera në reagimin e saj se ka qenë një privilegj për të, të punojë me gjithë stafin e BE për të mbështetur rrugëtimin e vendit tonë drejt Bashkimit Evropian.  Hohmann do largohet nga vendi në përfundim të vitit të parë të punës si përfaqësuese e Brukselit në Tiranë.

“Sot kryesova takimin tim të fundit të Shefave të Misioneve të BE në Tiranë. Ka qenë një privilegj për mua të punoj me të gjithë për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Së bashku, Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të saj janë të përkushtuara të qëndrojnë pranë Shqipërisë deri në anëtarësimin në Bashkimin Evropian”,-shkruan Hohmann.

Christiane Hohmann do të shkojë ambasadore e Gjermanisë në Irak, duke dalë nga shërbimi diplomatik i BE-së, për t’u rikthyer si pjesë e diplomacisë së Berlinit zyrtar.

SHKARKO APP