Ambasadorja Yuri Kim dhe kryeministri Rama zbarkojnë sot në Shkodër, zbardhen detajet e vizitës

Kryeministri Edi Rama pritet që të zhvillojë gjatë ditës së sotme një vizitë në zonën e Malësisë së Shkodrës, ku ka preferuar që të mos ftojë mediat që të jenë të pranishme.

Shefi i qeverisë do të ketë sot takime në Tamarë, Koplik, në Baypassin e Shkodrës si dhe në rrugën e Shënkollit.

Paralelisht me të në Shkodër do të jetë e pranishme dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila do të ketë një takim me kryetaren ende në detyrë të Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?