
Deputeti Tom Doshi ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit, raporton News24.
Kërkesa është bërë me statusin e kryetarit të Partisë Social Demokrate, PSD.
Kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë pasi ambasadorja amerikane Yuri Kim solli në kujtesë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që e ka shpallur Doshin person non grata duke e futur kështu në listën e zezë të personave që u ndalohet hyrja në SHBA.
