Ambasadorja Yuri Kim: Krim! Abuzimi me tenderat njësoj si të vjedhësh qytetarët

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, reagon pas aksionit të SPAk në Ministrinë e Brendshme, ku u arrestuan tetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kësaj ministrie, dhe një në “arrest shtëpie”,  pasi dyshohet se kanë abuzuar me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

Është mirë të shohim shumë verime të SPAK kundër korrupsionit. Abuzimi ose manipulimi i proceseve të prokurimit publik është njësoj si vjedhja nga të gjithë qytetarët (përfshirë qytetarët e SHBA, taksat e të cilëve sigurojnë ndihmë për Shqipërinë) për të mbushur kuletat e vetes ose të “miqve” të tyre. Është krim”, shkruan ambasadorja Kim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?