Ambasadorja Yuri Kim mban fjalimin e lamtumirës: Jam e lumtur që e njoha Shqipërinë!

Ambasadorja Yuri Kim ka mbajtur fjalimin e largimit nga vendi ynë, si kryediplomate e SHBA-ve në Shqipëri.

SHBA do të vijojë të jetë me Shqipërinë. Ndërsa unë përfundoj këtë mision, jam e lumtur që e njoha Shqipërinë. Aktivitetet amerikane shqiptare janë trefishuar gjatë viteve të fundit. Lidhjet e biznesit vijojnë ende të rriten. Ka ende vend për përparim, por po ndodh përparim. Mund t’ju kujtohet që në tetor të 2020 shkruam memorandumin e bashkëpunimit. Në vitin 2022 nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit për të mbrojtur infrastrukturën e telekomunikacionit. Investimet amerikane arritën në 235 milionë dollarë në vitin 2022, më shumë se dyfishi para pandemisë. Tregtia është rritur në 2022, eksportet rreth 3 herë më të larta se më parë. Jam besimplotë se investimet do të vijojnë të rriten ndërsa Shqipëria çrrënjos korrupsionin nga gjykatat e Shqipërisë. Reforma në drejtësi është çrrënjosja e korrupsionit, Shqipëria do të jetë një aleat më i fortë“, është shprehur ndër të tjera, Yuri Kim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?