Ambasadorja Yuri Kim: Mbështesim hapjen e negociatave për Shqipërinë para fundit të vitit

Ambasadorja Yuri Kim ka shprehur mbështetjen e SHBA-së për procesin e integrimit europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se negociatat duhet të nisin para fundit të vitit.

Përmes një postimi në Twitter, kryediplomatja amerikane në Shqipëri ka shprehur mbështetje dhe për nismën “Ballkani i Hapur” e cila sipas saj, duhet të përfshijë të 6 shtetet e këtij rajoni.

Angazhimi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor mbetet i fortë, duke përfshirë mbështetjen për hapjen e negociatave europiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara fundit të vitit 2021. SHBA gjithashtu mbështet Open Balkans (i cili duhet të jetë i hapur për të 6 BP) dhe nisma të tjera që promovojnë integrimin rajonal Shikoni dëshminë e DAS Escobar👇”, shkruan ambasadorja amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?