Ambasadorja Yuri Kim në Durrës: Të mos ketë presion dhe blerje votash

Nga Durrësi, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka bërë apel që procesi zgjedhor të drejtë i qetë dhe që njerëzit të votojnë pa presione.

Kim tregon se ka vizituar një qendër votimi në Durrës, ndërsa zbuloi se stafi i ambasadës së SHBA-së po vëzhgon votimin në të gjashta bashkitë.

“Kam kënaqësinë të jem në Durrës. Është veçanërisht e mrekullueshme të shohësh kaq shumë të rinj aktivë sot, qofshin votues, komisionerë zgjedhorë apo vëzhgues. Shpresoj që të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Është e rëndësishme që zyrtarët të sigurojnë që votuesit të mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera”, tha ambasadorja.

SHKARKO APP