Ambasadorja Yuri Kim pret kreun e ri të KLP: Do të vijoj të mbështes Reformën në Drejtësi
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka pritur kryetarin e sapozgjedhur të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Fredi Balla.
Në një postim në rrjete sociale, ambasadorja nënvizon që do të vazhdojë të mbështesë të gjithë elementët e Reformës në Drejtësi.
Postimi i Ambasadores Yuri Kim
U takova me Fredi Ballën për t’i uruar sukses në postin e tij të ri si Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Thelbësore që HPC të bëjë punën e saj me integritet dhe transparencë për të siguruar standarde të larta dhe llogaridhënie të prokurorëve. do të vazhdojë të mbështesë të gjithë elementët e reformës në drejtësi.