Amelia 6-vjeçare nxirret e pajetë nga rrënojat në Durrës

Në raportim live nga News24, gazetari Sokol Balla njoftoi se 3 persona të familjes Lalaj në Durrës janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat e vilës që u shemb si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës.

Amelia 6 vjeçare e cila vazhdonte klasën e parë, fatkeqësisht siç raportojnë gazetarët në terren të News24 është ndarë nga jeta, dhe trupi i saj i pajetë është nxjerrë nga rrënojat së bashku me dy familjarë të tjerë saj.

Ndërsa nën rrënoja në vilën e shembur në Durrës vijojnë të jenë të tjerë anëtarë të familjes Lalaj. Nën rrënoja është edhe një 17 vjeçar, i identifikuar si Ramë Lalaj, i cili ka dhënë shenja jete pasi ka komunikuar me ekipin e shpëtimit.

Lexoni edhe

SHKARKO APP