Amnistia fiskale, guvernatori i BSH: Ka rrezik për pastrim parash
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko këtë të mërkurë, bëri me dije situatën ekonomike në vend lidhur edhe me krizën energjitike dhe periudhën post pandemike të cilat kanë ndikuar në ecurinë e vendit.
Sejko u shpreh se inflacioni i lartë i cili u rrit në korrik e gusht në nivelin 7.5% deri në 8 % si dhe do të vazhdojë të jetë i lartë për të paktën 2 tremujorët e ardhshëm. Në lidhje me amnistinë fiskale, Sejko tha se Banka e Shqipërisë e shikon me kosto dhe benefite, por që për të ka edhe rrezik për pastrim parash.
”Banka e Shqipërisë e sheh me kosto dhe benefite. Ka si objektiv rritjen e fuqive financiare, formalizimin e ekonomisë. Amnistia fiskale do të kishte ndikim të mirë sepse do ndihmonte buxhetin e shtetit.
Sigurisht që kemi theksuar që Amnistia duhet bërë e studiuar në mënyrë që të jetë një instrument në drejtim të përmirësimit të ekonomisë dhe për të shmangur evazionin fiskal, pra nuk duhet bërë në formë të vazhdueshme. Nëse plotësohen këto, BSH e sheh si normalizim të ekonomisë dhe rritjen e buxhetin.
Amnistia duhet parë si një rinisje nga 0, por jo diçka e vazhdueshme, me qëllim që të luftohet dhe të mos lejohet më fshehja e të ardhurave. Në rast se ky objektiv realizohet, e shohim pozitivisht këtë nisëm, pasi do sillet rritje të qarkullimit monetar nga jashtë sistemit brenda sistemet bankar”.