Amnistia fiskale, Jorida Tabaku: Ligj që fal korrupsionin dhe krimin e organizuar
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka deklaruar se ligji për aministinë fiskale “fal korrupsionin dhe krimin e organizuar”, duke e konsideruar si “të pabartë dhe jo të drejtë”.
“Do kemi një diskutim të hapur me pedagogë për procesin e integrimit. Duhet ta bëjë qeveria, por s’po e bën.
Ka shumë legjislacione që do përafrohen, detyrime që do zbatohen, nuk i bëjmë dot nëse s’kemi bashkëpunim dhe komunikim me njerëzit. Nga procesi përfitojnë qytetarët, jo qeveritarët.
Kemi studentët dhe fermerët sepse do preken shumë nga ky proces, do ketë përfitime dhe kosto. Procesi do jetë ndyrshim për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot ndodhemi në gjendje jashtëzakonisht shumë të vështirë ekonomike.
Kam 3 vite që flas kundër aministisë fiskale, mendoj që Shqipëria e 2022 nuk e meriton që të diskutojë një ligj për të falur korrupsionin dhe krimin e organizuar. Amnistia fiskale është e pabartë, jo e drejtë dhe arrogante. Sot Shqipëria ka nevoja të tjera, për një vision ekonomik për të dalë nga kriza, për të mbështetur të gjitha shtresat.
Kemi prekje të ekonomisë nga kriza botërore, por pjesa më e madhe vjen si rezultat i krizës së Shqipërisë, ekonomisë shqiptare, i rritjes së taksave, i shpërdorimit të buxhetit të shtetit dhe mungesës së alternativave”, tha ajo.