Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama pa skrupuj, amnistia fiskalo-penale si provë kombëtare

Politikë E hënë, 24 Tetor 2022 09:31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Genc Pollo

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Së pari, pak fjalë të përgjithshme për amnistinë. Problemi moral kryesor i saj është konflikti me parimin madhor të barazisë së personit para ligjit. Një i dënuar që amnistohet (apo edhe falet) favorizohet në raport me një tjetër person që vuajti po atë dënim (për të njëjtin krim) në kohë të mëparshme apo të mëvonshme e që nuk përfitoi nga amnistia. Prandaj amnistitë duhet të jenë të rralla, të matura e proporcionale. Ato lipset të favorizojnë të dënuarit për vepra penale të lehta, apo gjithësesi që vuajnë fundin e dënimit, ose dhe kundravjatje e vepra penale minore ende të padënuara. Synimi është integrimi shoqëroro-edukativ dhe lehtësimi i barrës së aparatit ligjzbatues nga policia tek burgjet.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Edhe amnisitë fiskale (më lart trajtuam amnistinë klasike që është ajo penale) ndjekin të njëjtat norma. Ato legalizojnë para të rregullta që nuk kanë kaluar në procesin e formalizimit përmes procesit bankar e tatimor. Mandati i amnisitisë fiskale kufizohet brenda këtij perimetri pa ndërhyrë në politikat penale apo në punën e policisë, prokurorisë e gjykatave. Ky është dallim i madh! Dhe është pikërisht dallimi midis amnistisë fiskale të vitit 2011 (qeveria Berisha) dhe aministisë fiskalo-penale që propozon sivjet qeveria Rama.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

1. Amnistia normale e vitit 2011
Amnistia e v. 2011 nuk parashikonte që nëse “dikush me thasë me euro në bodrum” do të legalizonte paratë e veta të ardhura nga veprimtaria kriminale; ai dikush në asnjë rast nuk do të ishte i imunizuar nga hetimi administrativ e ndjekja penale në të ardhmen. Madje me zbatimin e ligjit antimafia dikushit mund t’i konfiskoheshin jo vetëm paratë por edhe shtëpitë, tokat e veturat nëse nuk do t’i justifikonte dot me të ardhura të rregullta. E megjithatë asokohe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Delegacioni i Bashkimit Europian u pronocuan kundra imunitetit penal. Si për t’i fryrë kosit. Rezultati i amnistisë fiskale 2011 ishin 16,6 miliardë lekë (141 milionë euro) detyrime të prapambetura me natyrë tatimore, doganore e tarifore (kjo e fundit kryesisht për automjetet). Subjektet paguese përfituan edhe shmangien e kamatvonesës e të gjobave. Por dikushi me miliona euro në bodrum nuk u paraqit në asnjë rast në bankë e tatime.

2. Amnistia “sui generis” e vitit 2022
Amnistia e vitit 2022 e ndryshon radikalisht situatën. Projekt-ligji (neni 16/1 e, f, g) përjashton nga çdo lloj hetimi administrativ, ndjekje penale apo konfiskimi i parave atë dikushin që milionat e bodrumit do t’i deklarojë në bankë e tatime. Duket qartë se ato qindra a më shumë miliona në bodrumet e Shqipërisë, Bashkimit Europian e Anglisë janë synimi i vetëm e i madh i Edi Ramës. Si për të prishur syrin e keq apo për humor të zi, qeveria thotë se e ka zgjidhur problemin duke përjashtuar nga amnistia ofiqarë nga Presidenti i Republikës deri tek drejtorët e qarqeve (neni 6).

Argumenti i qeverisë se kështu kanë vepruar më parë edhe shtete europiano-perëndimore. Një zëdhënës i Ramës (zakonisht për punë të pista) deklaroi para pak ditësh në prani të shefes së Delegacionit BE se edhe Greqia ka bërë aministi fiskale fill pasi adoptoi euron në v.2004 (në fakt Greqia e adoptoi euron në v.2001). Çfarë nuk tha deputeti socialist është që amnistia greke e vitit 2004 ishte strikt fiskale dhe aspak penale; po kështu janë pa përjashtim edhe rastet e tjera në Europë; të ngjashme me tonën e v.2011.Amistia fiskalo-penale e v.2022 është madje “sui generis” në botë!

Për më tepër ajo është në shkelje të Konventës Europiane mbi Kërkimin, Kapjen e Konfiskimin e të Ardhurave nga Kriminaliteti e nga Terrorizmi e v. 2005 (e njohur si Konventa e Varshavës) ku Shqipëria është palë. Kjo amnisti shkel edhe marrëveshjet për mostatimin e dyfishtë që Shqipëria ka në fuqi me shumë shtete të botës perfshi çdo shtet europian. Çdo gjykatë kushtetuese serioze do e shfuqizonte atë.

3. Motivet e Ramës
Me borxhimin e lartë publik dhe me devijimin masiv të fondeve publike drejt PPP problematike dhe rrugëve me kosto 20 milionë euro për kilometër buxheti i shtetit po firon edhe për shpenzimet rutinë. Madje nuk ka para të mjaftueshme, në buxhet e jashtë tij, për të “shpenzimet” e Partisë Socialiste për zgjedhjet bashkiake mbas nëntë muajsh.
Prandaj e ka ndarë mëndjen qe me patjetër që të shtjerë në dorë 5-10 % të qindra milionave që do të legalizohen (kaq është detyrimi tatimor). Si dhe një pjesë nga 90-95% të tyre, që mbeten pronë e dikushit, t’a vërë në punë; direkt ose indirekt.

4. Pasojat ogurzeza të amnistisë
Pasurimi i mëtejshëm i kastës në pushtet dhe blerja e fitores në bashkitë me rezultat të pasigurt janë pasojat direkte të amnistisë Rama. Ironikisht këto mund të mos jenë pasojat më negative.

Shfaqja befas i super-milionerëve legalë me të shkuar problematike të cilët tashti kanë shuma 9-shifrore në llogaritë bankare në euro është barabar me krijimin e një realiteti të ri në sipermarrjen shqiptare e më gjerë. Super-milionerët nuk do t’a kenë të vështirë të zëvendësojnë shumicën e sipërmarrësve që kanë krijuar kompani e pasuri në këto tridhjetë vjet. Duke i marrë tregun ose duke i blerë aksionet. Jo detyrimisht me dhunë por me trysninë e papërballueshme të parasë së madhe e të kollajshme. Dominimi i tyre në ccdo fushë të ekonomisë, përtej ndërtimit aktualisht, do të jetë fatal.

Problemet që amnistia Rama do të shkaktojë me BE janë serioze por, në kontekstin tonë, sekondare. Për to më poshtë.

5. Caku i Bashkimit Europian
Bashkimi Europian ka sinjalizuar disa herë publikisht kundërshtimin e tij ndaj nismës për amnistinë fiskale. Këtë e ka bërë përmes Delegacionit në Tiranë dhe disa ambasadave dypalëshe. Ambasada britanike dhe deri diku ajo amerikane i kanë bërë jehonë qendrimit ë Brukselit. Së fundmi edhe progres-raporti (1) për Shqipërinë i publikuar më 12 tetor kundërshton qartë amnistinë fiskale (si dhe pashaportat e florinjta) duke parashikuar përkeqësim masiv me pastrimin e parave. Me siguri Delegacioni e mbase edhe Komisioni në Bruksel e të tjerë do të përsërisin këto deklarata ndërkohë që p/ligji do të avancojë drejt miratimit. Por kaq!

Ideja se BE dëmtohet seriozisht nga “aministia fiskale” në një shtet të Ballkanit është iluzore. Ekonomia e Shqipërisë është me pak se 1% e asaj së BE-së. Dhe paratë në bodrum duhen parë si proporcionale. Prandaj me gjasë BE nuk do të lerë mënjanë hallet e mëdha të momentit për të ndaluar me çdo kusht Ramën e dikushët e tij.
Por Brukseli do të mbante shënim se një shtet ballkanik që don të anëtarësohet në BE vepron (sërish) kundër interesave të Europës e dhunon normat e saj. Si përfundim do të kishim edhe një tjetër arsye të fortë që negociatat të rrinin në vend numëro për vite të tëra; siç ka ndodhur me Serbinë.

6. Vetëmbrojtja e Europës
Argumenti i Ramës se BE dhe Anglia i duan për vete milionat e dikushit prandaj kundërshtojnë nismën e tij nuk ka bazë. Nëse ato para, në mungesë të aministimit, mbeten në bodrum në Shqipëri, atëhere në BE dhe Angli ku përdorimi i parasë cash është shumë më i kufizuar i bie që të kalben në bodrum.

Por Bashkimi Europian, si dhe Britania e ShBA, kanë zhvilluar mekanizma mbrojtës. Në rastin normal nëse një bankë në Shqipëri do të tentonte një transfertë të eurove të dikushit në BE dhe Perëndim paratë do të identifikoheshin si të dyshimta, transferta do të bllokohej dhe banka vetë mund të përfundonte në listë të zezë në Europë e më gjerë. Bankat tek ne të cilat janë ende me pronësi nga BE as nuk do të hynin fare në këtë valle.
Në rastin më akut ato banka që do të përlyhen keq me thasët e bodrumit do të përfundojnë automatikisht para një kordoni sanitar euro-amerikan; njëlloj si bankat e Putinit. Atyre do t’u mbeten shkëmbimet vetëm me Anadollin, Lindjen, Azinë e Afrikën.

Gjithashtu personat që do të riatdhesojnë paratë me çanta e do t‘i deklarojnë bie fjala në doganën e Durrësit apo Rinasit duhet të mos harrojnë se për shtetet nga ku kanë sjellë cantën, p.sh. për Itali ose për Anglinë, kanë kryer edhe evazion fiskal. Dhe krahu i gjatë i ligjit italian e anglez nuk ka për t‘i lënë të qetë për vite të tëra.

7. Rama pa skrupuj
Edi Rama e ka treguar që djeg çdo jorgan për të kapur e mbajtur pleshtin e pushtetit. Si shef i opozitës në vitin 2013 hyri aleancë me mafiozët lokalë duke u premtuar garancira, ofiqe e tendera; nuk pyeti për këshillat private të ambasadorit x për të mos kandiduar deputetin y. Një vit para zgjedhjeve parlamentare të v. 2017 ai kanabizoi Shqipërinë përmes Tahirit pa pyetur për ata pak zëra ndëkombëtarësh që protestuan publikisht. Në 2020 Rama shkeli marrëveshjen me opozitën dhe ndryshoi Kodin Zgjedhor duke i siguruar kështu vetes 5 deputetë shtesë. Ambasadorët e BE, Britanisë dhe Amerikës, që kishin ndërmjetësuar e garantuar marrëveshjen, i ekspozoi si impotentë e irelevantë. Një syresh, e cila kuturisi e tha se marreveshja nuk u shkel, e bëri të duket qesharake.
Tashti që përsëri bëhet fjalë për pushtetin si zor se ai do të impresionohet prej tyre. Shenjat i dha: duke i ftuar ambasadorët për dialog e pastaj duke i shpërfillur me mospjesmarrjen e tij në takim.

8. Misioni i madh i opozitës
Këtë nëntitull fillimisht e shkruajta “Misioni i shenjtë i opozitës” por e ndryshova që mos dukej si ekzagjerim. Por thelbi nuk ndryshon. Ky është një ligj që duhet rrëzuar patjetër dhe deputetët e opozitës janë të thirrur në barrikadën parlamentare.
Ata të mazhorancës janë dëshmuar disa herë si bagëti votuese, recidiviste e pa ndërgjegje; në plot raste përfshi edhe për Teatrin Kombëtar. Tek ata nuk ka shpresë!
Për fat Rama nuk e miraton dot ligjin pa 7 vota nga opozita (projekt/ligji me shumicë të cilësuar miratohet me 84 vota; deputetët e Ramës & Doshit janë 77 (74+3)). Sipas lajmeve dikushët pranë mazhorancës po vënë në lëvizje thasë me euro për të gjetur ato 7 vota.

Një pjesë e deputetëve opozitarë të kësaj legjislature kanë mëkatët e tyre pasi ndonjëherë i kanë dhënë votën qorrazi propozimeve problematike të Rama-Ballës. Por edhe drejtuesit e këtij fraksioni tashmë janë shprehur verbalisht kundër amnistisë. Lideri i opozitës ka detyrën e farkëtimit të konsensusit e të vullnetit për masa të rrepta që të shmanget shkarja edhe e një vote. Duke bërë të qartë pasojat personale për ata që mund të joshen; ku më e pakta është përjashtimi nga grupimi politik. Kjo detyrë është po aq e rëndësishme sa kandidati unik opozitar për bashkitë. Dhe mundësia është po ashtu unike. Sepse druaj që Presidenti i Republikës, ndryshe nga më parë, nuk do e kthejë “amnistinë” për rishqyrtim në Kuvend. Dhe shpresa tek Gjykata Kushtetuese është e vakët. Prandaj edhe motoja e dikurshme “me forcat tona!” merr sot një kuptim të ri.

Genc Pollo
Ish ministër e deputet
24 tetor 2022

(1) Në fakt prej disa vitesh quhet “country report” diçka që përkthehet jobukur si “raporti i vendit”. Prandaj vazhdoj t’i quaj me emrin e vjetër; edhe pse ai tingëllon ironik në kontekstin tonë.

Etiketat e lidhura

genc pollo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.