FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

AMT protestë para Ministrisë së Brendshme, Edmond Budina: Ndal dhunës së policisë së pushtetit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dalë sonte në protestë në sheshin përpara Ministrisë së Brendshme.

Protesta e AMT

Organizimi për protestë ka ardhur pasi sipas tyre janë ndaluar dhunshëm nga policia 4 aktivistë të kësaj Aleance, Astrit Seranaj, pedagogu Ergys Mertiri, artisti Donald Martini dhe tekniku Gentjan Hasani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Regjisori Edmond Budina thotë se do të protestojnë për t’i thënë ndal dhunës së pushtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duhet t’i themi ndal dhunës së policisë së pushtetit të Policisë e cila i shërben vetëm një grushti njerëzish. Ne nuk duhet të friksohemi nga dhuna e këtij pushteti fashisto-mafioz që kërkojnë të ruajnë pushtetin e tyre. Këtu kemi të bëjmë me një dhunë shtetërore që frikëson qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Ne nuk kemi frikë, do të vazhdojmë të protestojmë dhe nuk do ta ulim kokën”-,tha Budina.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?