Analisti Artan Hoxha: Deklarata e CDU-së gjermane pa dorashka diplomacie, vuri pikat mbi ‘i’

Ai theksoi se Gjermania mirëpret suksesin e Shqipërisë sa i takon çështjes së integrimit, ndërsa shtoi se përmbushja e këtyre 7 pikave nuk është e lehtë. Ndër të tjera Hoxha risolli në vëmendje ato çka deklaroi edhe Krichbaum, deputeti i partisë së Merkel. Analisti Hoxha shtoi se deklarata e grupit parlamentar gjerman ishte pa dorashka diplomacie dhe se i vunë pikat mbi I.

“Parlamentarët gjerman ishin të qartë dhe folën për plotësimin e 7 pikave. Thënë kjo, parlamentari gjerman theksoi se BE, grupi parlamentar CDU mirëpret suksesin e Shqipërisë. Por nga ana tjetër nuk mund të mos shohim gotën tre-cerek bosh. Po ashtu vlerësoi arritjet. Por ama jemi në një fazë ku kërkesat ndaj Shoqërisë janë të qarta. Dhe jo raporte flu. Këtu ka një diferencë mes Komisionit Europian dhe Këshillit. Procesi është sfidues për Shqipërinë. Në vend që të kishim dy detyra, shtuam 7.”, tha Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, Hoxha theksoi se edhe pas kaq vitesh demokraci, vendi ynë nuk ka bërë asgjë. “Mbas kaq vitesh, ne nuk kemi bërë asgjë, pasi i ramë dhe në sy gjermanëve.” theksoi Hoxha.
/BW

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?