Analisti i njohur Enton Abilekaj: Parlamenti Europian thotë se ERTV dhe TEMA shpërndajnë lajme të rreme

Gazetari Enton Abilekaj, deklaroi në Çim Peka LIVE se raporti i Parlamentit Europian, ku thuhet se kryeministri Edi Rama është shpërndarës i lajmeve të rreme me mediat e tij ERTV dhe gazetën TEMA, mbetet një alarm i madh për publikun.

Me tej analisti i njohur Abilekaj tha se “Ne si gazetare nuk mund të informohemi për asgjë zyrtare nëse nuk ndjekim ERTV-në. Ajo është një agjenci private e pashpallur. Nëse ne duam të shohim se si është gjendja nëpër spitale, duhet të shohim ERTV-në.

Ne jemi të detyruar që të marrim pamje nga ERTV. Është një shkelje e pastër e ligjit, por mbi të gjitha shkelje e lirisë së medias. Në aktivitetet e kryeministrit nuk lejohen kamera, në spitale nuk lejohen kamera,” tha Abilekaj.

Kurse gazetari Ylli Rakipi tha se ERTV është burimi kryesor i lajmeve të rrema dhe propagandës bolshevike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?