FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Analisti Plator Nesturi: Berisha do ta djegë parlamentin me turma

Analisti Plator Nesturi është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se do e pranojë vendimin e Kuvendit, por do të djegë Parlamentin.

Komentet Nesturi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se Berisha po bën atë që ka thënë për djegien e Kuvendit.

Pra sipas tij, pa u djegur Parlamenti, nuk do t’i hiqet imuniteti Berishës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Berisha e ka thënë këtë gjë, që Berisha do të pranojë vendimin e Parlamentit, por Parlamentin do e djegë. Këtë ka thënë, atë po bën. Domethënë pa u djeg Parlamenti…”, tha Nesturi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se SPAK ka kërkuar arrestimin e Berishës, pas mosrespektimit nga ana e tij të masës së vendosur më parë ndaj tij “detyrim paraqitje”.

Berisha akuzohet nga SPAK për korrupsion në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ku i akuzuar është edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi./euronews albania/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?