Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Analiza nga nënkryetari i PD për Samitin e Europës në Tiranë, Boçi për liderët: Na e keni shpifur. Rama është i juaji

Politikë E premte, 23 Maj 2025 15:12
Analiza nga nënkryetari i PD për Samitin e Europës në Tiranë, Boçi për liderët: Na e keni shpifur. Rama është i juaji
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka vijuar me linjën e sulmit të Samitit të Europës me 47 liderë që u mbajt në Tiranë nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama. Në një shkrim të gjatë, Boçi e cilëson samitin si një “teatër absurd” dhe “certifikim ndërkombëtar të një regjimi autokratik”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas tij, liderët e “vendeve-ëndërr” shkelën dhe poshtëruan me këmbë ëndrrën e shqiptarëve për t’u bërë si Evropa, duke iu “hedhur në qafë” Ramës që ka shkelur normat e demokracisë. ”Mirë që na keni lënë për 35 viteve dyerve të portave tuaja të rënda, por na e kurseni së paku teatrin absurd të shitjes së vlerave e parimeve dhe ndjenjën e të shpifurit ndaj “dashurisë” suaj dhe “habisë” suaj për udhëheqësin suprem-maoist tonin”, thotë Boçi.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Nga ana tjetër, nënkryetari i PD-së akuzon liderët evropianë për servilizëm dhe indiferencë ndaj fakteve dhe raporteve që, sipas tij, dëshmojnë për manipulime zgjedhore, kapje të shtetit dhe bashkëpunim me krimin e organizuar. Boçi pretendon se “spektakli i tyre nën avujt e miklimeve politike” ka krisuar besimin te shqiptarët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shkrimi i plotë

EUROPIANË, NA E KENI SHPIFUR

Samiti i BE përtej agjendave politike të shteteve anëtare, u interpretua nga pritësit (Rama) si një akt certifikimi i një batërdie zgjedhore e denjë për vendet e botës së tretë. Në një sallë të veshur me çmenduri traktesh me ngjyra, servilizma të pështira, shfrime deliresh, shqiptarët panë e dëgjuan se si u shkërmoq para ekraneve, ëndrra e tyre e dikurshme për Shqipërinë si gjithë Europa. Natyrshëm jo pa ironi, pyetja e parë e post samitit është: A jemi ne si Europa, apo ne kemi zbuluar se Europa është si ne, pas 35 vitesh? Sepse është krejt e pamundur që njerëzit e gjithëpushtetshëm të vendeve-ëndërr ta shkelin e poshtërojnë me këmbë atë ëndrrën tonë, duke ju hedhur në qafë me urime një njeriu që ka përdhosur çdo normë demokracie dhe europiane, një narkomani që ka themeluar një narkoshtet në zemër të një Europe të lodhur nga vaniteti i mirëqenies dhe nga mplakja e besimit.

Mirë që na keni lënë për 35 viteve dyerve të portave tuaja të rënda, por na e kurseni së paku teatrin absurd të shitjes së vlerave e parimeve dhe ndjenjën e të shpifurit ndaj “dashurisë” suaj dhe “habisë” suaj për udhëheqësin suprem-maoist tonin. Ju liderat “e pagabueshëm” të kësaj Europe të vjetruar, duhet ta dini mirë se për shumë shqiptarë, Bashkimi Evropian ka qenë për dekada simboli i shpresës, demokracisë dhe drejtësisë. Nuk jua kemi borxh të kundërtën, sepse ai spektakli juaj nën avujt e miklimeve politike e ka krisur e madje thyer këtë besim.

Mbështetja e përsëritur dhe pothuajse e neveritshme për Edi Ramën, për arsye tuajat meskine apo të shëndosha shtetërore, edhe në rastet kur ka prova të forta për manipulime zgjedhore dhe kapje të institucioneve, ka minuar besimin e thellë që qytetarët kanë pasur ndaj jush. A mos vallë ju gjermanë nuk keni dijeni për përgjimet e publikuara nga “Bild”, ku zyrtarë të lartë të PS-së dëgjohen duke organizuar blerjen e votave?! Apo ndoshta ju belgë, holandezë, spanjollë, suedezë etj, nuk njihni gjetjet e OSBE/ODIHR, organizatës suaj të certifikuar ndërkombtarisht, për shkelje të rënda të pandodhura në një vend europian, të denja për Indinë e viteve ‘70 dhe vendet e Afrikës, në procesin zgjedhor?

Po ju francezëve nuk jua kanë thënë ende shërbimet tuaja të sigurisë, se gjuha e dytë më e përdorur në Sky-Encro nuk është frëngjishtja,por shqipja dhe se nga thyerja e sistemit që i bëtë ju, del qartë bashkëpunimi politik i Ramës me bandat për të rrëmbyer zgjedhjet, për të pastruar para e për të fuqizuar krimin? Po ju italianë nuk e dini akoma që mafia juaj sot sipas antimafias suaj të famshme, konkurrohet bindshëm nga mafia shqiptare që fuqinë anteiste e ka tek mbështetja e politikës dhe shtetit të Edi Ramës, apo verbimi për një burg emigrantësh ju a ka errësuar mendjen dhe logjikën demokratike e atë konservatore?

Po selitë tuaja diplomatike, apo ajo e BE nuk lexojnë dot rastet e njohura në këto zgjedhje me fakte të denoncuara nga opozita e media ku qytetarët ndihen të shantazhuar, të blerë ose të braktisur? Rastet kur procesi zgjedhor është hedhur në erë? Kur vota rrëmbehet e tjetërsohet me grupe kriminale, patronazhim politik e administrativ, me para ose kërcënim për vendin e punës, bukën e gojës, madje deri dhe deri me jetë? A doni më shumë se kaq?!

Ndoshta, ndoshta, ju ende nuk e keni kuptuar të dashur evropianë që Rama ka përdorur hanxharët e drejtësisë së futur në xhepin e tij, për të përndjekur e burgosur kundërshtarët politikë, bash siç bëri paraardhësi i tij Hoxha, sepse tingëllon cinike dhe absurde që ju vazhdoni të shprehni “kënaqësi” për “reformat” dhe “përparimin” e Ramës. Unë nuk jam diplomat zotërinj, por kjo nuk është më diplomaci. Kjo quhet bashkëfajësi! BE-ja duhet të kuptojë një gjë themelore: Shqipëria nuk ka nevojë për një autokrat të dekoruar me miratime ndërkombëtare. Nuk ka nevojë as për prindi 1 e 2 e as për martesa burrë me burrë e grua me grua e as për surrogaci. Ka nevojë për zgjedhje të lira, drejtësi të pavarur dhe institucione që u shërbejnë qytetarëve, jo partive.

Mbështetja që i është dhënë dhe jepet Ramës nga ju, pavarësisht shkeljeve të demokracisë, është mesazhi më i keq që mund t’u jepet shqiptarëve: se nuk ka rëndësi sa padrejtësi ndodhin, sa vota vidhen apo sa njerëz largohen – mjafton që të mbash një fasadë “stabiliteti”. E gjitha kjo ta shpif zotërinj europianë!Ah, në fund dhe një gjë: Qeshuni europianë me pamjet tuaja prej fëmijësh të servirura nga çmenduria e kultivuar dhe inteligjenca artificiale njëherazi. Qeshuni! Rama asht i juaji! Por megjithatë, mos harroni se Europa është e shqiptarëve.

Etiketat e lidhura

Luciano Bociramasamiti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.