Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Andi Bushati: Nano, sharlatani që kemi merituar

Politikë E premte, 5 Shkurt 2021 16:19
Andi Bushati: Nano, sharlatani që kemi merituar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Andi Bushati –
Rishfaqja pas kaq shumë kohësh e Fatos Nanos vërtetoi sërisht një thënie që sado e rëndomtë të duket, po aq e vërtetë rezulton në çdo rast kur vihet në provë: popujt kanë udhëheqësit që meritojnë. Dhe këtu nuk e kam fjalën për intervistën e tij banale në “Opinion”, por për çudinë që më shkaktoi dallga e reagimeve ndaj saj.

Një turmë laramane njerëzish, e përbërë nga opozitarë të vendosur, nga ish-nanoistë që urrejtja ndaj Ramës i ka hedhur në krahët e PD apo LSI, nga armiq të përbetuar të rilindjes dhe 99-shave që e popullojnë atë, kanë shpërthyer në rrjetet sociale me tallje, sarkazëm e madje edhe me fyerje për liderin e dalë në pension këtu e një dekadë e gjysëm më parë.

Fortuna e shkaktuar është e paimagjinueshme. Disa i kujtojnë se tani para zgjedhjeve nxitoi ti presë Ramës thonjtë e nxirë, me të cilët e njohu si “refugjat dhe trafikant ikonash në Paris”. Disa e përçmojnë se përdori edhe dhimbjen e nënës së ndjerë, në favor të bizneseve të sotme të gruas. Disa e përbuzin për pozicionin aspak komod të një pijaneci që reket të bëjë alibinë e një drogaxhiu.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

I gjithë ky reagim vjen prej faktit të thjeshtë se Fatos Nano vendosi të shplajë Ramën në studion e Fevziut, tani në prag të zgjedhjeve, duke lëpirë në mënyrë të neveritshme gjithçka ka përshtyrë për vite me radhë kundër tij.

Dhe pikërisht këtu qëndron problemi. Sepse të gjithë ata që sot po hedhin gurë mbi liderin e vjetër të PS-së, mëtojnë ta masin përmes vlerash që ai, as nuk i ka pasur, as nuk i ka pretenduar: si koherenca, ndershmëria dhe gjykimi parimor. Armiqtë e rilindjes që sot po e anatemojnë, dikur e kanë adhuruar për të njëjtat mëkate që tani nuk ia falin dot.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai ishte treguar po aq mashtrues dhe i pabesë me soialistët, kur në vitin 2007, u shfaq në krah të të ndjerit Sokol Olldashit në fushatën e tij për zgjedhjen në Bashkinë e Tiranës, kundër Ramës. Ai i nguli një tjetër thikë pas shpine PS, kur i trafikoi gjashtë deputetë nanoistë për të zgjedhur Bamir Topin President dhe për ti hequr Berishës makthin e zgjdhjeve të parakohëshme.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Të gjithë e mbajnë mend se si u rreshtua përkrah doktorit, për të amnistuar njëri tjetrin dhe goditur pasardhësin e vet socialist, në sfondin pompoz të pallatit të Brigadave. Askush nuk e ka haruar shfaqen në ndihmë të Ilir Metës, të cilit qe i gatshëm ti bënte edhe shoferin, në mënyrë që makina e përbashkët të shtypte Edi Ramën.

Pra, që kur është larguar nga politika aktive në shtator të 2005, Fatos Nano është përdorur si një limon i shtrydhur nga sundimtarët e radhës. Berisha dhe Meta e gënjyen në mënyrë të paskrupullt duke u tallur me mirazhin e kandidatit për president, ndërsa pushteti i rililindjes po e telendis në këmbim të ndonjë avantazhi në biznes që i bën familjarëve të tij.

Prej 15 vitesh Nano nuk ka ndryshuar. Ai e ka kthyer në monedhë allishverishesh aureolën e dikurshme të të burgosurit politik dhe mantelin sqimtar të modernizuesit të partisë së dikurshme komuniste.

Dhe në këtë pikë ai është vetvetja. Këtu ai nuk ka zhgënjyer askënd, sepse dhe naivëve apo ëndërrimtarëve më të mëdhej, nuk i ka lënë mundësinë ta gjykojnë me parametra moralë. Cinik, tregëtar idesh, mospërfillës ndaj çdo vlere dhe bindjeje politike, ai nuk mund të akuzohet se është shtirur ndryshe nga ç’është.

Prandaj e gjithë mëria e atyre që bëjnë të mërziturin me piruetat pro Edi Ramës në “Opinion” janë ose naivë dhe budallenj, ose hipokritë dhe maskarenj. Sepse ata janë të njëjtit që i pranonin me duartrokitje shërbimet që dikur Tosi i bënte Saliut. Sepse janë totalisht të ngjashmëm të ata rilindas që dje e mallkonin për thikat mbi shpinë që i ngulte shefit të tyre ndërsa sot e duartrokasin për të kundërtën.

Në këtë kuptim, faji nuk është tek Fatos Nano. As tek përfitimet meskine që ai po të nxjerrë duke vënë në përdoriim grimcat e mbetura të lavdisë së vet të dikurshme. Këtu problemi kryesor është me ata që e gjykojnë. Me ata që reken ta masin me një metër të ashpër moral, kur sjelljet e tij i bëjnë dëm dhe zënë be për kokën e tij, kur ajo çka thotë u intereson.

Nano është po i njëjti, njësoj pazarxhi e i vogël sa më parë, por edhe ata që bëjnë procesin e tij janë fatkeqësisht të ngjashëm. Edhe ata, qofshin rilindas apo demokratë, rrallë janë munduar ta shohin nën dritën e bindjeve, parimeve, koherencës. Ata e kanë dashur ose përçmuar sipas interesit.

Prandaj dhe ndosha ai është një nga liderët që kemi merituar/Lapsi.al

Lexoni edhe…

  • Fatos Nano duke marrë frymë me zor, del dhe kryen shërbimet e fundit ndaj Edi Ramës
  • Agron Gjekmarkaj: Fatos Nano, rikthimi si karikaturë
  • Berisha i përgjigjet Fatos Nanos me videon kur akuzonte Ramës si “trafikant ikonash”
  • Mesila Doda, Nanos: Rrëpirë intelektuale. Ike 53 vjeç si zotni, kthehesh 70 vjeç për gjynah!
  • Ylli Dylgjeri: Kur rakia takon drogën!
  • Ja çfarë thoshte Fatos Nano për Edi Ramën: Trafikant ikonash të vjedhura. E mora me thonj të paprerë si refugjat nga Paris (VIDEO)
  • Vasili për Fatos Nanon: Të shitesh te një lakuriq me thonjë pa prerë je më pak se ordiner!!
  • Aleksandër Biberaj: Turp të kesh Fatos Nano! U bëre servili i Ramës
  • Ardit Çela: U shtua edhe një taksë e re për 2021, Taksa “Nano”
  • Ironia e gazetarit: Sa u pagua Nano të presë thonjtë e paprerë të Edi Ramës?

Etiketat e lidhura

Bamir Topifatos Nanoilir metaSokol Olldashi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 7 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 8 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.