Andi Bushati: Rama e Meta, bashkë në zgjedhje. Në Prishtinë po krijohet një frymë Tirano-fobike

Placeholder Image

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të shkojnë bashkë drejt zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në qershor të 2017. Ka qenë ky opinioni i shprehur nga gazetari Andi Bushati në rubrikën “Opinion” në “News 24”, teksa ka bërë një analizë të situatës politike në vend.

Teksa përjashtoi rrezikun e çarjes së koalicioni qeverisës, Bushati tha se nuk parashikohet të ketë rrjedhje votash.

Sipas Bushatit, mazhoranca aktuale i ka numrat e nevojshëm për të miratuar ligjet e parashikuara. Ndaj sipas tij, largimi i deputetëve Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi nga PS, nuk rrezikon mazhorancën.

Gazetari Bushati ka komentuar sakaq edhe qëndrimin e LSI për ligjin e mbetjeve dhe situatën me kanabisin në vend. Për të dy rastet, Bushati tha se LSI duhet të mbajë një qëndrim konkret.

Nisim me zhvillimet që ka brenda mazhorancës që tregojnë se ka vibracione edhe më të forta se ato që kemi parë, ose paralajmërohen si të tilla. Rasti më i fundit është deklarata e kreut të LSI, që ka thënë se duhet me patjetër një garanci nga ekspertët e BE se ligji i mbetjeve është i duhuri. Ose në të kundërt LSI paralajmëron një votë kundër, çka do të ishte edhe rrezik për rrëzimin e ligjit dhe mbetjen në fuqi të dekretit presidencial. Si e gjykoni këtë situatë?

Është e vërtetë që LSI në vitet e fundit ka mbajtur disa qëndrime ku bie në sy qëndrimi i Metës, se pas kthimit që i bëri presidenti Nishani ligjit të mbetjeve LSI ndryshoi qëndrimin e saj. Këtu duhet të ndahen dy gjëra: a po bën LSI thjesht lojë politike, apo në fakt nuk po bën lojë politike por e ka seriozisht. Ne nuk mund të kuptojmë se çdo bëjë LSI në të ardhmen, por dimë si ka vepruar në të shkuarën. Dhe LSI është një parti që të paktën me ligjin e plehrave thjesht është tallur. është e vetmja parti që nuk ka bërë beteja për ta kundërshtuar, edhe kur demokratët e kanë dashur, edhe tani kur janë socialistët që e duan. Shohim se LSI ka bërë dy-tre lëvizje taktike sa për t’i hedhur hi syve njerëzve. Meta nuk u paraqit në seancën plenare dhe nuk e votoi ligjin. sikur beri një makijazh gjasme sikur Shoqëria Civile do të monitoronte sesi do futeshin plehrat. duket sikur shqetësimi është fakti që nuk monitorohet dot procesi, dhe këtë duhet të bëjë Shoqëria Civile. Nga njëra anë i shkel një sy opinionin publik sikur luan interesin e tyre, e nga ana tjetër shkon i jep votën Berishës dje dhe Ramës sot. Lëvizja e fundit e Metës duket sikur është një shenjë reflektimi. Ndoshta presioni publik ka qenë i madh sa do e bënte LSI të reflektonte. Ky do ishte i vetmi akt i moralshëm i LSI gjatë kësaj qeverisje 3-vjeçare. jam skeptik nëse Meta e ka zotësinë për të dalë kundra Ramës.

Në aktivitetin e djeshëm të LSI ka patur deklaratë konkrete se LSI nëse është një forcë që merr mandate, duhet të luajë rol me rëndësi. A ka filluar beteja për vendin e parë brenda mazhorancës?

Jo nuk besoj. Unë mendoj se në 8 vitet e fundit roli i LSI nuk ka qenë roli primar. Para kësaj fushate e ka shprehur edhe një nga ministrat që ka thënë ne luftojmë për rolin e Metës, ta kemi kryeministër. LSI përfiton nga ky rol paterice që ka ndaj partive të tjera, për të shtuar elektoratin e vet. Por asnjëherë qëndrimet politike të LSI nuk kanë konvertuar me interesat e publikut.

Ka patur në tjetër zhvillim mes PS dhe LSI çka tregon se dy p[alet nuk shkojnë të njëjtin drejtim. Ministri Manjani ka kërkuar ndihmën e Ushtrisë në luftën kundër kanabisit, e nga ana tjetër kanë qenë replikat e menjëhershme që kanë ardhur nga ministri i Brendshëm dhe ministrja e Mbrojtjes, duke e cilësuar këtë një deklaratë joserioze dhe e bërë nga kolltuku.

Edhe këtu besoj se LSI bën lojën e politikave me batuta. Por nuk është në parlament vetëm për të bërë ndonjë kritike të vogël kur gjërat janë keq. Nëse LSI i duket situata aq alarmante, atëherë kjo gjë duhet të shprehet me debate politike. Sot ka një debat të madh në vend, me opozitën, shtypin në vend, shtypi ndërkombëtar, që e quan Shqipërinë si një vend që po kthehet në hambar kanabisi. Nga njëra anë kemi qeverinë, kryeministrin dhe Tahiri që thonë kjo është një fabul, fantazi, sepse kanabisi po luftohet. Para se të hedhë gjysmë deklaratë, LSI duhet të mbajë një qëndrim. Kush nga palët ka të drejtë. Dhe vetëm pas kësaj, mund të ofrojnë zgjidhje, pasi thjesht duke lëshuar një deklaratë, që nesër të thuash unë kam qenë kundër kanabisit, dhe nga ana tjetër të mbështetësh me votë një qeveri që lejon kanabisin, atëherë kjo nuk është morale.

Ka një përplasje mes LSI dhe PDIU për debatet e Metës në Greqi. Deklaratat kanë kulmuar sot në konventën e PDIU. A është kjo përplasje qëndrimesh për një çështje të caktuar apo është diçka më tepër?

Ky nuk është një debat idesh. Beteja e tyre është si ajo që pamë në Dibër. Kush do t’i ofrojë Ramës kamionët e forcës, për t’u bërë forca e dytë në zgjedhje. Për të fituar zgjedhjet me të fortë. Debatin e kanë me njëri-tjetrin, kush t’i marrë më shumë Ramës nga pjesa e madhe e pushtetit.

Rama pak ditë më parë firmosi një tjetër zv.ministër për PDIU. Ndaj kujt është më dorëlëshuar Rama, ndaj PDIU apo LSI?

Rama është i kushtëzuar nga LSI, pasi kjo e fundit është me 20 deputetë. E ka si partner strategjik Metën. Por Rama në Dibër bëri një provë që unë votën klienteliste mund ta mbledh me LSI, apo edhe kur LSI e lë në stolin e rezervës votën klienteliste mund ta mbledh edhe me PDIU. Në Dibër u shfaqen qindra çamë në Peshkopi. Nuk besoj se në Peshkopi ka kaq njerëz që i vlon gjaku për çështjen çame.

A është mazhoranca aktualisht në siklet me largimin e Blushit dhe Hafizit?

Mendoj se kjo mazhorancë nuk do vihet në vështirësi deri në fund të mandatit. Jo vetëm sepse ka shumë numra, por edhe sepse pak muaj kanë ngelur nga zgjedhjet. Nuk besoj se ka ndonjë rrjedhje votash. Rama dhe Meta duket se do shkojnë bashkë deri në zgjedhje. Dhe nuk besoj se kjo mazhorancë ka ndonjë çarje.

Flasim për një replikë të nisur pak ditë më parë. Pati akuza se partitë veprojnë si banda. Një deklaratë e Lubonjës. Por pati reagim të PD që nuk është bandë, por që lufton bandat. kush ka të drejtë në këtë debat?

Padyshim që Lubonja. Partitë tona janë kthyer në banda. Luftojnë për interesat e tyre. tentojnë të shndërrohen në një parti klientele. Kjo ndodh edhe te partitë e Mëdha. Rama ka zënë kolltukun e Berishës. Por njerëzit që përfitojnë nga pushteti i tyre, janë po të njëjtët njerëz. Pasi për njerëzit e zakonshëm pushteti zëre se nuk ka ndryshuar. Nuk po përfitojnë ndonjë gjë më tepër. Kjo i ka shndërruar partitë tona në parti që mbrojnë interesin e një grupi të vogël njerëzish dhe jo të gjithë shqiptarëve. Blushi u largua nga PS se nuk i jepnin të drejtën më minimale. Të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Pse partitë tona jashtë shndërruar në banda. Shikoni grupet e tyre parlamentare dhe deputetët e tyre. Janë njerëz për të cilët vendos kryetari me lista të mbyllura. Dhe nuk janë shqiptarët ata që i zgjedhin. Kjo na solli një parlament të kriminalizuar. Basha nuk e ka për herë të parë. E ka bërë edhe më parë këtë debat me Lubonjën. Ai pretendon se PD është ndryshe. Unë veç fjalëve të Bashës nuk kam parë asnjë hap pozitiv. PD është ende një parti që po ecën me kokën prapsh. Trashëgoi një parti që humbi me 1 mln vota. Shqiptarët i ndëshkuan me votë, dhe ata duhet të bëjnë ndryshimet e nevojshme.

Po tentohet një aleancë me qytetarin. Sa mund të funksionojë kjo kur qytetari është shpresëhumbur nga forcat politike?

është një filozofi që nuk ngjit. Qeverisja e keqe, e dobët, pa principe e rilindjes do të shtojë numrin e të pakënaqurve që mund t’i shkojnë PD apo opozitës. Por për një aleancë të vërtetë me qytetarin, besoj se Basha nuk ka dhënë as një filozofi të re, as figura të reja, që tregon një ndarje me të shkuarën.

Si i keni parë qëndrimet e Ramës në Serbi?

Nuk besoj se Rama bëri ndonjë gafë në Beograd, as ndonjë gabim të madh. As nuk foli në emër të Kosovës. Për mua furtunë shkaktoi pas vizitës së Ramës, fakti se deklaratat e tij u transformuan në Prishtinë. Dhe targeti ishte një frymë Tirano-fobike që po krijohet në Prishtinë. Vjen nga kasta që qeveris sot Kosovës, e deri te njerëz të mediave. Këta po ngrenë këtë fabul të kotë, dhe përplasjet sot në Prishtinë. A e mbani mend skandalin në Shkodër ku ekipi i Kosovës u ndalua të kishte flamur kuqezi, gjasme si pretendim që e kërkon UEFA. Por UEFA nuk e pengon këtë gjë. Kjo u shpik vetëm për të krijuar një identitet të rremë kosovar. Një përmbledhje rreth një flamuri tek i cili jo shumëkush beson në Kosovë. Janë një grup i vogël njerëzish me pozicione dominante në shoqëri, qoftë politik apo mediatik që po ngrenë këtë furtunë e cila këtë herë ra mbi Ramën, por edhe shumë faktorë të tjerë politikë e jo vetëm në Tiranë.

SHKARKO APP