Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:36 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 80.6 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Andi Bushati: Rama, ish-basketbollisti që do të jetë edhe lojtar edhe arbitër

Forum E hënë, 28 Shtator 2020 15:21
Andi Bushati: Rama, ish-basketbollisti që do të jetë edhe lojtar edhe arbitër
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Andi Bushati –
Mënyra se si Edi Rama po sillet me heqjen e mundësisë për koalicion dhe me ndryshimin e njëanshëm të rregullave të lojës, është dëshmia më e mirë që ilustron atë që ka bërë këto shtatë vite në qeverisje, dhe sidomos hatanë që po përgatit për 25 prillin.

Për ta thënë më thjeshtë, ai do të luajë në fushë edhe rolin e futbollistit apo basketobollistit, por njëkohësisht edhe atë të arbitrit që jep penallti apo personale në favor të vetvetes.

Kjo që po ndodh se fundi në betejën me opozitën është vërtet e pabesueshme. Duke e ndjerë se e kishte të sigurtë humbjen përballë një koalicioni PD- LSI, kreu i qeverisë vendosi t’i ndalojë ato të garojnë së bashku.

Për këtë ai shkeli marrëveshjen e 5 qershorit në dy nene (19 dhe 36), ndryshoi në mënyrë të njëanëshme kushtetutën në 30 korrik dhe me një sjellje krejtësisht të paturpshme, as nuk do t’i përmbahet marrëveshjes që të gjitha palët nënshkruan në 14 janar, me garanci ndërkombëtare, sipas së cilës “në rast mosdakortësie për çështje të caktuara, Këshilli Politik i drejtohet OSBE/ODIHR-it, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme”.

Argumentat për të mos pranuar një arbitër që jepen nga shumica qeverisëse janë idiotësisht të frikshme: nuk kanë të drejtë të huajt mbi sistemin tonë ekektoral; tani s’kemi ç’të bëjmë se kushtetutën e ndryshuam e s’mund të kthehemi pas; kjo kërkesë i tejkalon kompetencat e ODHIR; opozita nuk do të dorëzojë një draft.

Së fundi, PD- LSI e plotësuan edhe këtë tekë të fundit dhe e çuan në Këshillin Politik, propozimin e tyre. Por ato nuk u mjaftuan me kaq. Ato e ngritën atë mbi bazë të një premise: se ndryshimet shkel e shko të kushtetutës që u bënë në 30 korrik, me ndihmën e sharlatanëve të opozitës së re, nuk e pengojnë krijimin e koalicioneve ku çdo parti mund të garojë me listën e saj. Dhe mbi këtë bazë opozita kërkon t’i çojë për propozim ODHIR-it ruajtjen e koalicioneve ashtu siç kanë qenë në tre zgjedhjet e fundit parlamentare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Natyrisht, interpretimi që opozita u bën neneve 68 dhe 96 të kushtetutës, sipas të cilave koalicionet me lista shumëpartiake nuk pengohen, mund të hajë diskutim. Për debatin, ku qeveria pretendon se koalicionet e këtij lloji janë shfuqizuar dhe PD- LSI thonë të kundërtën, fjalën duhet ta thonë konstitucionalistët dhe ekspertët e sistemeve zgjedhore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pikërisht për këtë, opozita po aplikon qasjen normale: kemi një mosmarrëveshje prandaj t’i drejtohemi arbitrit që kemi caktuar së toku. Le ta gjykojë ai se cili ka të drejtë, le të shprehet ai nëse ka apo jo kompetencë për të vendosur mbi këtë çështje, le të japë ai mendim nëse ndryshohen apo jo rregullat në mes të garës.

Mund t'ju interesojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 11 minutash
Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 16 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

E këtu Rama dhe rilindasit e tij po tregohen qesharakë: Ata duan të bëjnë edhe palën edhe gjykatësin edhe lojtarin edhe arbitrin, pa e lënë ODHIR-in të shprehet.

Kaq e thjeshtë është kjo histori.

Njësoj si ajo që kemi parë këto tetë vjet, ku në PS nuk u zhvilluan kurrë zgjedhje për kryetar, kur paratë më të mëdha publike u shpërndanë pa tendera, kur një qeveri drejtoi shumicën e mandatit pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, ku edhe në votimet lokale që organizoi në mënyrë moniste, pasi nuk kishte më kë të vidhte, vodhi vetëveten.

Kjo sindromë diktatoriale për të qenë vetë Ali vetë Kadi, madje dhe vetë Kadri, që nuk i është ndarë Ramës gjatë gjithë qeverisjes së tij, po shfaqet fare hapur edhe në përpjekjen për të përgatitur rrugën për mandatin e tretë. Prandaj nuk duhet të çuditemi se kemi ende shumë për të parë, deri në 25 prill, nga njeriu që dështoi dikur mbi parket, se aty nuk bënte dot edhe basketbollistin edhe arbitrin. /Lapsi.al

Lexoni edhe….

  • Opozita e Bashkuar: Listat të hapen 100 për qind dhe koalicionet të ruhen siç është në ligjin aktual
  • Presidenti: Çdo akt i njëanshëm që përmbys Marrëveshjen e 5 Qershorit është atentat ndaj rendit kushtetues e demokratik
  • Edmond Panariti: Opozita e Bashkuar, fitore të padiskutueshme në çdo rrethanë
  • Preç Zogaj: Listat e “hapura”, pjesën e luanit për kryetarin dhe një kockë për zgjedhësit

Etiketat e lidhura

25 prill 20215 qershoriambasadaAndi Bushatiedi ramaKodi zgjedhorkushtetutaLulzim BashamarrëveshjaMonika Kryemadhi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë
Para 4 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë
Para 11 minutash

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrë...

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!
Para 14 minutash

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 34 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.