Anëtare e Kryesisë së PD, Floriana Garo: Demokratët më dhanë zemër kur gjërat ishin të vështira
Floriana Garo është anëtarja më e re e Kryesisë së PD, kjo për shkak të vendeve bosh që lanë Flamur Noka që tashmë është Sekretari i Përgjithshëm dhe dy nënkryetarët e rinj, Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi. Përmes një postimi në facebook, Garo thekson se demokratët i kanë dhënë zemër kur gjërat janë dukur tejet të vështira.
“I jam thellësisht mirënjohëse Këshillit Kombëtar për çdo votë që më dha për të qenë pjesë e Kryesisë se Partisë Demokratike! Faleminderit Kyetarit Berisha që më përzgjodhi të jem në krah të tij në Foltore, në këtë betejë të fortë dhe plot me shpresë.
Faleminderit të gjithë demokratëve e simpatizantëve të PD që më kanë mbështetur e më kanë dhënë zemër gjatë çdo momenti kur gjërat janë dukur tejet të veshtira. Sot ndihem shumë e privilegjuar dhe premtoj që do bëj më të mirën time për të justifikuar besimin tuaj”,-shkruan Grao në facebook.