FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Anëtarësimet në PS/ Veliaj nga Lapraka: I ftoj të gjithë t’i bashkohen partisë që punon dhe ndërton

Në vijim të turit nëpër njësi për të mirëpritur anëtarët e rinj që i bashkohen Partisë Socialiste, drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se një shtëpi e madhe ka vend për të gjithë. Veliaj shtoi se duhet zgjedhur partia e duhur, partia që punon dhe ka politika të mira.

“Kemi pasur bashki edhe më parë, por s’ishte rregulluar kinemaja “Maks Velo”. Përkundrazi, ishte bërë në një landfill në mes të Laprakës. Në fund të lagjes as nuk mendohej që dy shkollat më të bukura në Tiranë, “Nënë Tereza” e “Xhon Kenedy”, do ishin në Kodër-Kamzë, tek Instituti Bujqësor, ku mendohej që mbaronte Tirana. Këto i bën politika e mirë, i bën partia ku ti je. Mund të votosh për një parti që dhunon e shkatërron, mund të votosh edhe për një parti që punon dhe ndërton. Mund të punosh për një parti që fle gjumë, mund të punosh për një parti që përvesh mëngët dhe i shtrohet punës. Kjo është politika.

Ne na duhet të kemi edhe numrat, sepse patjetër na duhen edhe numrat, se ato në finale janë në kuti të votimit. Thoshte një ministër i jashtëm italian pas luftës: “E çuditshme me këta të opozitës, sheshet plot me ulërima, kutitë bosh me vota”. Në këtë fazë ne nuk jemi nga ata që ulërijnë, ndoshta nuk jemi agresivë dhe më mirë që s’jemi, se unë besoj se në finale është rezultati që na duhet, jo kush i bërtiti njëri – tjetrit. Por unë besoj se ne na duhet sasi, por na duhet edhe cilësi”, u shpreh Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?