FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në BE duhet të bazohet tek merita”, Oliver Ropke: Qëndrojmë krah Shqipërisë!

Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke në një konferencë për mediat, ndërsa foli për integrimin në BE të vendeve u shpreh se asnjë prej vendeve të Ballkanit nuk duhet të zhgënjehet, duke shtuar se integrimi duhet të bazohet tek merita.

“Jemi të vendosur dhe nuk mund të zhgënjejmë asnjë prej vendeve të Ballkanit, anëtarësimi në BE duhet të bazohet tek merita por sigurisht metodologjia duhet të jetë graduale. Në takimet në Tiranë pashë që shoqëria civile është shumë e zellshme dhe ka ardhur koha të marrim hapin tjetër të radhës që është krijimi i Komitetit të Përbashkët Konsultativ, ne jemi gati dhe duhet të caktohen në mënyrë transparente anëtarët. Ritmi i integrimit mund të jetë i ngadalë, por procesi duhet të i bazuar tek merita. Në qëndrojmë krah për krah me shoqërinë civile të Shqipërisë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?