Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Hoxha: Rama-Vuçiç kanë plane për ta zbrazur Shqipërinë
Në mesin e diskutantëve në protestën e madhe të PD-së dhe opozitës para Kryeministrisë, fjalën e mbajti dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha tha se shqiptarët nuk do ta pranojnë shpopullimin e vendit si zgjidhje. Për të kryeministri Rama ka përdorur krizën ekonomike si kamzhik për të larguar shqiptarët.
“Të gjithë jemi dëshmitarë të një mekanizmi antikombëtar, shpopullimi, me anë të secilit është përdorur çdo mjet për të shpopulluar Shqipëria, kriza ekonomike u përdor si kamzhik ndaj të gjithë shqiptarëve.
Rama me Vuçiç thurën planin për ta zbrazur Shqipërinë, por jo, këtu ka shqiptarë, këtu ka Opozitë. A duhet sot t’i kërkojmë kryeministrit në ikje, t’i kërkojmë të largohet menjehrë nga kjo zyrë, a duhet ne sot të qëndrojmë të bashkuar deri në largimin e hajdutëve, kurrë nuk do të pranojmë largimin e krizën zi zgjedhje”.