Angjeli: Ku ndryshon kriza e PD nga krizat e mëparshme

Në kulmin e krizës politike në vend, e cila rrezikon të jetë e dëmshme edhe për ekonominë, në emisionin Ekopolitikë të gazetares Aurora Sulçe ka qenë i ftuar deputeti socialist, Anastas Angjeli.

Aktiv në politikë që pas rrëzimit të komunizmit, Angjeli analizon se ku ndryshon kriza aktuale politike nga krizat e tjera që ka njohur  vendi në më se 2 dekada e gjysmë.

Angjeli: Kriza aktuale duhet të mendohesh mirë që ta quash krizë, se duhen plotësuar disa kushte. Kjo është një krizë që zhvillohet nëse mund ta themi, në superstrukturë, që zhvillohet lart, në drejtimin e forcave politike sesa një krizë që rrjedh nga një bazë e caktuar apo një nga situatë e rëndë ekonomike sociale. është një krizë me kahe të kundërt, nga lart poshtë dhe jo nga poshtë lart. Por që ka edhe një veçori tjetër. Një krizë me një synim. Zakonisht, lufta politike bëhet që palët të ndeshen për të rimarrë pushtetin. Por, pas 27 vitesh të synosh ta marrësh pushtetin në mënyrë jo demokratike, jo vetëm që nuk është e drejtë, normale, por është një shfrytëzim abuziv i situatës politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-ministri i Financave analizon se deri më tani, ekonomia e nuk ka reflektuar krizën, por nëse ajo vijon të paktën deri në formimin e qeverisë së re, ndikimi do të jetë i pashmangshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Angjeli:  Kriza nuk është transmetuar te qytetari, është izoluar në çadër. Tezat e ngritura janë të bazuara te zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, gjë që nuk ka kundërshtim nga asnjë forcë politike. Por të kërkosh një gjë pa e provuar atë, është jo normale, pasi zakonisht pretendimet për zhvillimin e zgjedhjeve në mënyrë dmeokratike apo jo, bëhen pas zhvillimit të zgjedhjeve, kur vërtetohet fakti i zhvillimit të zgjedhjeve, kur populli, institucionet vendase dhe ndërkombëtarët japin opinionin për zhvillimin e zgjedhjeve.

Ish-kreu i Financave Angjeli analizon impaktin që kriza politike mund të ketë tek ekonomia, teksa deklaron se nëse ajo zgjat në kohë,  pasojat do të jenë të konsiderueshme.

Angjeli: Është një problem që kërkon vëmendje. Pavarësisht veçorive që ka kjo krizë nga krizat e mirëfillta politike, ky është një konflikt që me kalimin e kohës do të japë ndikimin e vet në zhvillimin ekonomik. Pas zgjedhjeve të 2013, kur mazhoranca e majtë erdhi në pushtet, pas një gjendje të vështirë ekonomike dhe të financave publike, kemi disa masa dhe hapa të fuqishëm që edhe pse nuk dhanë efekte të ndjeshme në dy vitet e parë, po i japin efektet tani. Rritja ekonomike është trefishuar. Nëse kriza politike vijon edhe në muajt e verës, deri në formimin e qeverisë së re, padyshim që kjo sjellje e opozitës do të ketë ndikimin e vet në ekonomi.

Deputeti socialist, njëherazi anëtar i Komisionit parlamentar të Ekonomisë ka analizuar edhe ndikimin e reformave të qeverisë Rama në përfundim të mandatit të parë, si dhe impaktin e tyre te qytetarët dhe biznesi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?