Anija “Lissus” me 22 efektivë në misionin e NATO-s në Egje, Ministri i Mbrojtjes: Ekuipazhet shqiptare shpëtuan 120 jetë këtë vit

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se anija “Lissus” me 22 efektivë në bord është nisur nga baza e Sarandës drejt operacionit të NATO-s “Sea Guardian” në detin Egje, ku do të shërbejë për 6 muaj në kuadër të sigurisë detare të Mesdheut.

Në tokë e në det, Forcat e Armatosura në misionet ndërkombëtare mbajnë mbi shpatulla peshën e krenarisë dhe përgjegjësisë në Aleancë, ku shpesh kanë qenë vendimtare në aksionet për shpëtimin e jetës. Pata kënaqësinë të vizitoj anijen tonë dhe të përcjell urimet e mia për një mision të suksesshëm, si edhe mirënjohjen për profesionalizmin dhe përkushtimin e trupës sonë detare të udhëhequr nga kapiteni Jetnor Balla“, shkruan Vengu.

Vetëm gjatë këtij viti, ekuipazhet shqiptare kanë kryer 5 operacione të suksesshme në Egje, duke shpëtuar mbi 120 jetë. Në total, misionet e Forcave të Armatosura në Egje kanë realizuar 29 operacione, duke shpëtuar mbi 700 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?