Anika Dokle: Të zë turpi kur lexon rrjetet sociale

Anikla Dokle, një i njohur jo vetëm ndër rrjetet e shumta sociale por edhe në botën e politikës, ka postuar pak radhë sot në facebook, por që ngre një problem të madh social, edhe ligjor.

Çfarë nuk lexon në rrjete sociale apo “portale” kriminale, disa prej të cilave janë nën hetim për gjuhën e shpifjeve si dhe për gjobat të cilat i vendosin vetëm që të heqin shkrimet kriminale dhe poshtëruese.

Ligji për Portalet u kthye nga Komisioni i Venecias për tentativën e qeverisë e cila synonte të fuste nën censurë portalet e mediat kryesore të pavarura. Por Ligji duhet dhe do bëhet, ku sejcili (a) do të jetë i detyruar për të vendosur online adresën, lejen nga organet tatimore, administratorin,etj. Si dhe do të përgjigjet sejcili portsl para ligjit për shpifjet apo fyerjet e denigrimet.

Ndërkohë një hetim i madh po kryhet me metoda bashkëkohore nga organet e specializuara për portale të “fshehura” nën “ombrella” të cilat kryejnë veprimtari kriminale.

Anika Dokle e nisur nga kjo botë poshtërsie fyerjesh, shpifjesh, sajimesh ka postuar statusin e mëposhtëm:

*Të zë turpi kur lexon rrjetet sociale…

Do të na përpijë të gjithëve balta që hedhim mbi njëri-tjetrin.

Ndërkohë që politika shtrëngon radhët dhe forcon pozitat, të gjithë të tjerët janë në garë kush e gjuan baltën më larg.

Kallamishte dhe baltë!

SHKARKO APP