Anila Basha: Lidershipi në futbollin femëror është një çështje themelore për UEFA-n
Nga Anila Basha
Lidershipi në futbollin femëror është një çështje themelore për UEFA-n. Me mbështetjen e Federatës Gjermane të Futbollit dhe GIZ, mbrëmjen e djeshme vajzat e rajonit, u mblodhën së bashku në një program njëjavor me qëllim kryesor përmirësimin e aftësive në këtë fushë të rëndësishme.
Kam besim se, edhe pse ky proces mund të kërkojë më shumë kohë, në fund do tia dalim. Nxitja e udhëheqjes së futbollit të grave dhe vajzave është në qendër të vlerave të UEFA-s.
Shpreh mirënjohjen e sinqertë për kolegët tanë në Federatën Gjermane të Futbollit dhe GIZ për mbështetjen e tyre të palëkundur. Ne presim me padurim mundësi për projekte bashkëpunuese edhe në të ardhmen e afërt.

KOHA JONË SONDAZH

