Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:10 Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania” Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të përballjes së rëndësishme me Finlandën, e vlefshme për UEFA Nations…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Apeli i Dom Gjergj Metës: Karantina nuk duhet të përgjumë

Forum E shtunë, 18 Prill 2020 12:04
Apeli i Dom Gjergj Metës: Karantina nuk duhet të përgjumë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dom Gjergj Meta, një prej klerikëve aktiv për çështjet që shqetësojnë shoqërinë shqiptare, u ka drejtuar të gjithë ndjekësve të tij në rrjetet sociale një apel, se është koha të mendojmë jo vetëm pozitivisht, por edhe në mënyrë kritike.

Sipas Dom Gjergj Metës, kritika është art, mendim dhe thellësi arsyetimi dhe jo armë shkatërrimi kundër dikujt.

“Është koha të mendojmë jo vetëm pozitivisht, por edhe në mënyrë kritike. Kritikë do të thotë aftësi gjykuese mbi situatat, një lloj site e cila shoshit atë që vlen e atë që nuk vlen, për të zgjedhur shtegun e duhur.

Kritika nuk është qëllim në vetvete, apo më keq akoma, armë shkatërrimi kundër dikujt. Kritika është art, është mendim, reflektim dhe thellësi arsyetimi. Nëse duam të përdorim kategoritë hegeliane, kritika duhet të çojë drejt sintezës në një proces dialektik për rritjen e shoqërisë dhe të personit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Më shumë se kurrë këtu në Shqipëri kemi nevojë për një mendim kritik konstruktiv, sidomos në erën globale të virtuales dhe të propagandës populiste ndaj të cilave nuk jemi imunë.

Duhet të lindin filozofi të reja, mendime dhe vizione të reja të shoqërisë dhe të jetës. Njeriu, çdo njeri, është i pajisur me aftësi mendimi e me aftësi kritike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Karantina nuk duhet të përgjumë mendimin kritik, por mund të shërbejë si një kohë inkubimi e më pas të shpërthejë me të gjithë forcën e tij në art, ekonomi, politikë etj.

Ky mendin kritik duhet të përfshijë krejt sektorët e jetës, edhe religjionin apo religjionet, në mënyrë që të kemi një këndvështrim sa më realist mbi çka është esenciale për të ardhmen tonë. Po, sepse kjo kohë pandemie po na mëson esencialen. Vetëm kritika është e aftë të prekë esencën dhe esencialen.

Mund t'ju interesojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 2 orësh
Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Kritika e sinqertë prek më së pari vetveten, sepse përfundimet e saj mund të përmbysin ose të konfirmojnë struktura të brendshme të vetes tonë.
Një kritikë që është gjithmonë e drejtuar vetëm jashtë vetes është e pjesshme, përveçse e dëmshme. Sinqertiteti me veteveten është një kusht i domosdoshëm moral që kritika, në mos të zërë vend, të ketë autoritet.

Kësisoj unë e shoh mendimin kritik si një vokacion shpirtëror nga i cili nuk mund të heqim dorë pa paguar me lirinë tonë…

(s’ka mbaru!)

Ditë të bukur”, shkruan Dom Gjergj Meta.

Etiketat e lidhura

Dom Gjergj Meta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 9 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 17 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 17 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 18 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.