Apeli për zgjedhjet, edhe Bushati si Rama: Interpretimi i Bashës për qëndrimin e SHBA-së, absurd

Përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, Ditmir Bushati thotë se interpretimi që i bëri kreu i PD, Lulzim Basha, qëndrimit të SHBA-së kur tha se thirrja e DASH nuk është që partitë të futen në zgjedhje është absurd. Bushati shprehet se thirrja e DASH është për datën kushtetuese të zgjedhjeve, pra për 18 qershorin.

“Absurd interpretimi i Lulzim Bashës për qëndrimin e prerë të SHBA, që nuk luajnë me Kushtetutën e parimet themelore për një shoqëri demokratike. Thirrja është për datën kushtetuese të zgjedhjeve, për 18 qershorin! Është në interesin e PD që të pushojë diversionin e baltën ndaj miqve e partnerëve strategjikë të Shqipërisë dhe të marrë përsipër përgjegjësitë ndaj votuesve të saj!”- shkruan Bushati në ‘Facebook’.

Kujtojmë se më herët Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, thuhet se Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Politike, Ambasador Thomas A. Shannon, u takua me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati, për të folur mbi interesat e përbashkëta në marrëdhëniet dypalëshe dhe në rajon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nënsekretari Shannon, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit, riafirmoi partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen e fortë të SHBA ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për reformën e gjyqësorit dhe angazhimin e përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?