Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 21:01 Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje Atalanta dhe Inter përballen në Serie A, me Sarri që sfidon Chivu. Portieri Carnesecchi ka probleme në gju dhe zëvendësohet nga Sportiello, ndërsa Interi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Arben Ahmetaj, lobim 150 mijë dollarë në SHBA për t’u mbrojtur nga akuzat në Shqipëri

Aktualitet E mërkurë, 7 Shkurt 2024 07:35
Arben Ahmetaj, lobim 150 mijë dollarë në SHBA për t’u mbrojtur nga akuzat në Shqipëri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati që prej korrikut të vitit të kaluar, kur Prokuroria e Posaçme i kërkoi parlamentit autorizim për arrestimin e tij, do të shpenzojë 150 mijë dollarë për të informuar politikbërësit amerikan “mbi akuzat e rreme” të ngritura ndaj tij në Shqipëri.

Zoti Ahmetaj dhe partnerja e tij Erjola Hoxha kanë nënshkruar më 15 janar të këtij viti një kontratë me firmën e lobimit Prism Group, e cila në zbatim të ligjeve amerikane, kur bëhet fjalë për subjekte të huaj, ka depozituar në Departamentin e Drejtësisë, (klikoni për të lexuar dokumentin) dokumentat lidhur me këtë kontratë.

Sipas akteve të paraqitura nga firma lobuese, të cilat janë publike, pagesa e kontratës së lobimit është marrë përsipër nga partnerja e tij Erjola Hoxha, babai dhe kunata e saj si dhe nga një tjetër person, me gjasë, lidhje po familjare e saj, Ermand Hoxha, me nënshtetësi dhe banim në Shtetet e Bashkuara.

Kontrata parashikon pagesën e 50 mijë dollarëve në momentin e nënshkrimit, ndërsa pjesa tjetër prej 100 mijë dollarësh do të realizohet me katër këste, në ditën e parë të çdo muaji, duke nisur që nga 1 prilli deri në korrik, kur dhe mbyllet marrëveshja.

Prism Group ndërkohë ka pajtuar si nënkontraktore zonjën Mary Catherine Andrews, me një të kaluar në institucione ndërkombëtare dhe në strukturat qeveritare amerikane, së cilës do t’i kalojë gjysma e shumës që do të paguhet nga ish zëvendëskryeministri e partnerja e tij.

Dokumentat e paraqitura nga firma lobuese zbuluan po ashtu vendodhjen e zotit Ahmetaj, ndaj të cilit ka një urdhër arresti ndërkombëtar. Ai rezulton të jetë me banim në Lugano të Zvicrës, qytet në kufi me Italinë. Në një intervistë të dhënë javën e shkuar për televizionin SyriTv, zoti Ahmetaj kishte deklaruar se “nga 1 Janari jetoj në një shtëpi në pronësi të bashkisë të atij qyteti ku jetoj zyrtarisht”, gjë që linte të kuptohej se ai nuk po jetonte i fshehur, e se sipas të gjitha gjasave ka nisur procedurat për azil.

Prokuroria e Posaçme nisi hetimet ndaj ish zëvendëskryeministrit për disa vepra penale që nga “shpërdorimi i detyrës” te “mosdeklarimi i pasurisë”, “korrupsioni” apo dhe “pastrimi i parave”. Ndaj tij janë ngritur dyshime për lidhje me sipërmarrësit e inceneratorëve, përfitime financiare, dhe ndikim për të favorizuar procedurat e koncensioneve.

Mund t'ju interesojë

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 2 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 6 orësh
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Para 6 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Prokuroria, në dosjen dorëzuar parlamentit, vinte në dukje transaksione financiare me shitje-blerje pasurish të patundshme, të shtrira ndër vite, që pas të cilave qëndronin dy sipërmarrësit e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Ai dyshohet se ka ndërmarrë një mori aktesh, në funksionet e tij si ministër, për t’i mundësuar këtyre sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare për tre impiantet e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Tiranë dhe Fier.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zoti Ahmetaj i ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet e prokurorëve, dhe në intervistën e tj javën e shkuar akuzoi kryeministrin Rama se kishte tentuar ta bënte kokë turku për të fshehur të vërtetat sipas tij “të llahtarshme” që fshihen pas inceneratorit të Tiranës.

Firma lobuese amerikane, Prism Group, sipas dokumentave “do të përfaqësojë dy shtetasit shqiptarë Arben Ahmetaj dhe Erjola Flamur Hoxha dhe do të kontaktojë elementë të degës ekzekutive dhe legjislative të qeverisë së SHBA-së.

Prism Group, në emër të klientëve, Arben Ahmetaj dhe Erjola Flamur Hoxha, synon të angazhohet në aktivitete politike për të informuar politikëbërësit mbi akuzat e rreme kriminale të drejtuara ndaj klientit nga Qeveria e Shqipërisë”.

Mbetet e paqartë se çfarë synon të arrijë konkretisht zoti Ahmetaj me anë të këtij lobimi në Shtetet e Bashkuara, përsa kohë ndaj tij janë ngritur dyshime për vepra penale të kryera në Shqipëri, nga një organ i Drejtësisë shqiptare, ndërsa ai vetë konsiderohet një person që i fshihet drejtësisë./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 29 minutash

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt
Para 1 ore

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje
Para 1 ore

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade
Para 1 ore

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 9 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 9 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 23 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.