Arben Ahmetaj, sërish i pandehur në SPAK. Një tjetër akuzë rëndon mbi të
SPAK ka marrë të pandehur sërish Arben Ahmetajn në lidhje me privatizimin e ish-fabrikës së bukës.
Pra sot është rënduar pozita e ish-zëvendësministrit Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati pasi GJKKO firmosi arrestin për të. SPAK ka vijuar hetimet dhe për veprime të tjera të kundërligjshme të kryera nga ish-ministri.
Këtë herë SPAK po heton ish-ministrin për privatizimin e ish-Fabrikës së Bukës, ku sot është ndërtuar kompleksi ‘Emerald Center’, në rrugën “5 Maji” në Tiranë, duke i shkaktuar shtetit një dëm me vlerë 7 miliard lekë.
Po vijon hetimi për 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave si dhe ndaj biznesmenit Lirim Fezollari. Ky i fundit është pronar i qendrës tregtare dhe kompleks banimi ‘Emerald Center’ dhe i qendrës së argëtimit ‘L’attitude’.
Ahmetaj në kohën kur është kryer privatizimi, ka qenë ministër Financash. Çështja po hetohet nga prokurori Elvin Gokaj.
KOHA JONË SONDAZH

