Arbjan Mazniku: Mbi 1.7 milionë turistë të huaj në 3 muajt e parë të vitit 2024
Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku në një postim në rrjetet sociale ka publikuar një status ku evidenton se gjatë 3 muajve të parë në vitin 2024, Shqipërinë e kanë vizituar mbi 1.7 milionë turistë të huaj.
Statusi i plotë:
BI 1,7 MILIONË TURISTË TË HUAJ na kanë vizituar gjatë tre muajve të parë të vitit 2024, duke vendosur një rekord të ri për industrinë tonë të re të mikpritjes
734 MIJË VIZITORË e shijuan Shqipërinë gjatë muajit mars, ose 91% MË SHUMË se marsi i vitit të shkuar, duke shenjuar në shifra një progres të madh, të cilit duhet t’i përgjigjemi me standarde gjithnjë e më të larta mikpritjeje, duke bashkuar forcat për shërbime publike e private të nivelit më të mirë