Ardit Çela, drejtues politik i LSI në Qarkun e Beratit
Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka caktuar Ardit Çelën si drejtuesit politik të kësaj partie në Qarku e Beratit. Vendimi është njoftuar nga Çela në një postim në Facebook. “Kryesia e LSI ka marrë vendimin që unë të jem Drejtues Politik i LSI për Qarkun e Beratit. Jam shumë i entuziasmuar që do t’i bashkohem një ekipi fantastik. Mezi po pres që të gjithë së bashku, të trokasim në çdo derë, në çdo rrugë e lagje, fshat, komunë e bashki, për të përhapur vetëm energji pozitive, shpresë e besim. Mezi po pres që së bashku me mijëra të rinj e të reja, anëtarë e simpatizantë, njerëz të mirë, punëtor e të ndershëm, të realizojmë një rezultat spektakolar në zgjedhjet e ardhshme”,- shprehet Çela.
Mesazhi i plotë i Ardit Çelës në Facebook:
“Kryesia e LSI ka marrë vendimin që unë të jem Drejtues Politik i LSI për Qarkun e Beratit. Jam shumë i entuziasmuar që do t’i bashkohem një ekipi fantastik.
Mezi po pres që të gjithë së bashku, të trokasim në çdo derë, në çdo rrugë e lagje, fshat, komunë e bashki, për të përhapur vetëm energji pozitive, shpresë e besim. Mezi po pres që së bashku me mijëra të rinj e të reja, anëtarë e simpatizantë, njerëz të mirë, punëtor e të ndershëm, të realizojmë një rezultat spektakolar në zgjedhjet e ardhshme.
Qarku i Beratit, ka nevojë për një Plan të Integruar të Zhvillimit Ekonomik, ka nevojë për vëmëndje reale pë rritje ekonomike, për rritje të vendeve të punës të cilat të jenë të mirëpaguara, ka nevojë për politika agresive për thithjen e investimeve të huaja. Ka nevojë për politika për mbështetje reale të bujqësisë e agropërpunimit. Ka nevojë për një qasje shumë herë më ndryshe, në favor të zhvillimit të turizmit dhe trashëgimisë kulturore. Ka nevojë për infrastrukturë mbështetëse.
I gjithë Qarku i Beratit, ka nevojë për fuqizim të arsimit profesional në përshtatje me prioritetet e zhvillimit ekonomik. Ka nevojë që të krijohen hapësirat që të rinjtë e arsimuar, profesionistët e rinj, të kthehen e të kontribuojnë në zhvillimin e zonës. Ka nevojë që të rinjtë ta shohin të ardhmen e tyre, në vendin e tyre.
Miq, Ju ftoj që të behemi të gjithë pjesë e këtij realiteti që ka filluar. Ju ftoj të bëhemi pjesë e kësaj vale energjie transformuese në Berat e në të gjithë Shqipërinë!”
KOHA JONË SONDAZH

