Ardit Çela: Plani i LSI-së për rikthimin e Beratit në destinacion turistik botëror. 25 prilli, referendum popullor
Drejtuesi politik i LSI-së në qarkun e Beratit Ardit Çela flet në një intervistë për gazetën “STANDARD” mbi situatën në këtë qark si edhe problematikat kryesore me të cilat përballen qytetarët. Ai thekson me siguri se në zgjedhjet e 25 prillit 2021 LSI do të arrijë të marrë 3 mandate deputeti, duke pohuar se dita e zgjedhjeve do të jetë një ditë referendumi kundër Rilindjes. Çela po ashtu komenton studimin e IFIMES si edhe raportin e OKB-së, të cilat paraqitën problemaika të thella për vendin në kuadër të parave të pista, drogës dhe zgjedhjeve të blera.
Si e shihni situatën ekonomiko-sociale në qarkun e Beratit? Cilat janë shqetësimet e problematikat kryesore të banorëve dhe çfarë parashikon fushata juaj në këtë aspekt?
Qarku i Beratit është ndër qarqet më të varfër në Shqipëri. Është lënë në meshirë të fatit. Qeveria nuk ekziston për banorët e këtij qarku. Varfëria është ekstreme. Papunësia ka arritur nivele të frikshme. Te rinjtë e të rejat po e braktisin vendin e tyre e nuk e shohin të ardhmen aty. Kriza ekonomike dhe ajo e papunësisë, ka shtuar pasigurinë. Njerëzit nuk shohin asnjë prespektivë pozitive. Nuk shohin shpresë. Nuk kanë më besim. Punësimi është zgjidhja. Hapja e vendeve të reja të punës. Ne kemi detyrim të japim përgjigje të shpejtë dhe konkrete.
Sfida kryesore që qarku jonë ka përballë është të bëjë të mundur rilançimin e biznesit dhe transformimin e qarkut të Beratit në një ambient tërheqës për investitorët e huaj. Ne do të ndjekim politika ekonomike shumë agresive për të thithur investimet e huaja, në menyrë që të hapim vende të reja pune. Bujqësia është prioritet për ne. Një shtylle shumë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të qarkut. Është një pikë tjetër që është lënë në harresë totale nga ana e qeverisjes. Është një zonë e bekuar nga Zoti, por jo nga vëmendja e pushtetit. Njerëzit e qarkut të Beratit janë njerëz punëtorë, por që nuk mbështeten në nevojat e tyre nga qeverisja. Ne angazhohemi që mbeshtetja ndaj bujqësisë do te shumëfishohet, projektet bujqësore, blegtorale, të agropërpunimit dhe të agrobiznesit do të marrin më shumë fonde, në mënyrë të konsiderueshme nga buxheti i shtetit por edhe nga fondet e huaja. Fonde të cilat do të shkojnë realisht atje ku duhet, në mënyrë transparente dhe efektive. Shumëfishimi i mbështetjes për bujqësinë do të thotë në mënyrë direkte dhe indirekte, hapje të vendeve të reja të punës dhe frymëmarrje ekonomike për te gjithë zonën.
Studimet na tregojne se qarku i Beratit është i dyti nga fundi, pas Dibrës. Ndërkohë që Berati është “brand “ botëror, nuk është i tillë për qeverisjen. Nuk ka mbështetje për turizmin. Turizmi funksionon vetëm si meritë e “brandit” Berat, apo e mrekullive natyrore të Skraparit, si edhe si meritë e operatorëve turistikë ambiciozë, profesionistë e kurajozë.
Ne do t’a kthejme turizmin ne prioritet absolut duke integruar te gjitha burimet natyrore, historike, kulturore, ekonomike te qarkut e duke bere te mundur hapjen e mijera vendeve te punes vetem nga ky sektor. Ne do te angazhohemi gjithashtu qe arsimimi i te rinjve, t’i pershtatet prioriteteve te zhvillimit ekonomik te qarkut, prandaj do t’i japim jete Akademise se Arsimit Profesional ne menyre qe zhvillimi i turizmit, bujqesise, por edhe vendet e reja te punes qe do te hapen nga thithja e investimeve te huaja, te mbeshteten nga burime te kualifikuara njerezore, te mirearsimuara, e duke bere td mundur transformimim rrenjeskr ekonomik dhe social te qarkut te Beratit. Nje pike tjeter shume e rendesishme eshte edhe zhvillimi i infrastruktures. Ne do t’e vazhdojme perfundimin e rruges Skrapar – Permet, te cilen Rilindja e ngriu. Nepermjet kesaj rruge do te lidhim Gjirokastren me Beratin dy vendet e UNESCO, nepermjet Skraparit dhe Permetit, si edhe nepermjet lidhjes se dy luginave te mrekullueshme te Vjoses dhe Osumit, duke krijuar ne kete menyre nje korridor ekomonik qe do t’i jape frymemarrje zhvillimit te zones. Ne do te kujdesemi gjithashtu qe te lidhim me infrastrukture dinjitoze qarkun edhe me Korçen, duke krijuar keshtu nje unaze te rendesishme per zhvillimet ekonomike te zones.
Jeni caktuar drejtuesi politik i LSI-së për qarkun e Beratit. Cilat janë pritshmëritë e kësaj partie për zgjedhjet e 25 prillit në këtë qark?
E kemi deklaruar edhe me heret qe ne qarkun e Beratit, LSI do te marre 3 mandate perfaqesimi. Eshte realitet mbeshtetja gjithnje e ne rritje per LSI, sidomos nga te rinjte e te rejat e Beratit, Kuçoves, Skraparit, Urës Vajgurore, Poliçanit. Une jam i entuziasmuar nga energjia pozitive, e jashtezakonshme, me te cilen po ndeshemi cdo dite. 25 prilli do te jete nje dite referendumi kunder rilindjes, kunder kesaj qeverie qe tregohet e pashpirte me fukarenjte, dhe i fal miliarda nga xhepi i qytetareve miliardereve. Do te jete nje dite referendumi popullor qe do te shpartalloje rilindjen ne cdo qender votimi. Nderkohe, sfida jone e vertete eshte qeverisja qe vjen pas 25 prillit. LSI ne qeverine e ardhshme ka vetem nje mision kthimin e besimit dhe shpreses, t’a beje Shqiperine – Shtepine e Shqiptareve, permes hapjes se vendeve te reja te punes, uljen e kostove te jeteses dhe arsimimit cilesor te te rinjve e te rejave ne funksion te punesimit.
A mendoni se opozita e bashkuar është disi e vonuar në strategjinë e saj të konkurimit përballë PS-së marrë shkas nga fakti se ende nuk është vendosur formula e garimit, pra me një ose dy lista kandidatësh. Ju personalisht cilën formulë mbështesni?
Mendoj se nuk ka asnje paqartesi lidhur me kete çështje. Formula eshte nje dhe vetem nje. Cdo vote kunder rilindjes. Cdo sekonde kunder ketij makthi qe varferoi shqiptaret. Cdo minute e ore, dite e nate, cdo qytetar qe e do vendin e tij, familjen e tij, ne cdo shtepi, rruge e lagje, ne cdo qender votimi, energjia, puna dhe votat t’i coje kunder kesaj klike qe e kane katandisur vendin buze gremines. Kunder rilindjes dhe atyre qe e shpopulluan dhe zbrazen vendin.
Sipas një studimi të IFIMES, mbështetur në zërat e disa prej analistëve në vend, partia në mazhorancë ka gati miliona euro për t’i hedhur në favor të saj për zgjedhjet e 25 prillit. Besoni se mund të ripërsëriten rastet e dosjeve “184” dhe “339” në 25 prill?
Dosja “184” dhe “339” jane treguesit sesi krimi, shteti dhe pushteti u bene nje. Sesi trafikantet i sherbejne pushtetit, qe te kapin dhe vjedhin shtetin. Tregojne edhe ne fund sesi drejtesia e humbi mundesine te bente drejtesi. Dhe menyra sesi u trajtuan nga drejtesia, eshte treguesi me i mire se sa i domosdoshem behet ne keto kushte referendumi mbarepopullor i 25 prillit kunder rilindjes. Une jam
i bindur se qytetaret do te vershojne ate dite ne te gjithe Shqiperine dhe do te shpartallojne ne cdo cep rilindjen, kete sekt qe e ka kapur vendin e qe po shpopullon vendin.
Referuar raportit të fundit të OKB-së, Shqipëria mbetet vend origjene e drogës, ndërsa nënvizohet se në vitet 2014-2018 ka qenë furnizuesja kryesore me kanabis e Evropës. Si e komentoni këtë fakt?
Raporti ne fjale deshmon ate qe te gjithe qytetaret shqiptare e dine sepse e kane prekur dhe perjetuar vete. Rilindja kanabizoi vendin. Droga lulezoi kudo. Parate e pista mbyten jo vetem vendin, por vershuan ne gjithe Europen. Policia u kthye ne numeruese te rrenjeve te hashashit. U kthye ne punetore te parcelave te baroneve te droges, ne cdo cep te Shqiperise. Krimi mori hov, u organizua, sofistikua, aq sa per te edhe Shqiperia ishte shume e vogel duke e transferuar aktivitetin kudo ne Europe dhe bote. Ky raport eshte tregues se kjo qeveri, sekti i rilindjes duhet te shporret nga qeverisja. Dhe une jam realisht i bindur se nuk ka me kthim mbrapa dhe se shqiptaret do t’i ndeshkojne me vote kanabistet ne pushtet.