Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:23 Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por… Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, ka komentuar situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se përballja me drejtësinë është…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Argumentet: Vendimi për prishjen e Teatrit Kombëtar, i paligjshëm dhe me gafa qesharake

Politikë E premte, 15 Maj 2020 09:41
Argumentet: Vendimi për prishjen e Teatrit Kombëtar, i paligjshëm dhe me gafa qesharake
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vendimi për shembjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, i miratuar në fshehtësi, është vendim i paligjshëm, i marrë jashtë kompetencave të Këshillit Bashkiak Tiranë.

Sipas Ligjit për Vetëqeverisjen Vendore, Këshilli Bashkiak nuk ka të drejtë të miratojë shembjen e një godine të rëndësisë kombëtare. Në asnjë prej 19 kompetencave të renditura në ligj (neni 54) nuk parashikohet shprehimisht në letër apo në frymë e drejta e Këshillit Bashkiak për të vendosur prishjen e ndërtesave.

Në fakt, pavarësisht se në hyrje të vendimit renditen shtatë ligje dhe akte nënligjore, asnjë prej tyre nuk parashikon apo krijon një bazë ligjore për vendimin e Këshillit për prishjen e ndërtesës.

Me shumë gjasa ato janë vendosur në mënyrë të sforcuar dhe pa asnjë konsideratë, pasi disa prej dispozitave të përmendura si bazë ligjore në fakt ndalojnë një vendim të tillë si prishja.

Për shembull, neni 25 i Ligjit për Organet Vendore i cituar si bazë ligjore, parashikon se bashkitë kujdesen për ruajtjen dhe mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore.

Mund të duket qesharake, por e vetmja mënyrë që vendimi të jetë i bazuar në këtë nen është nëse Bashkia Tiranë mendon se objektet e trashëgimisë kulturore ruhen duke u prishur.

E ngjashme me absurditetin e mësipërm është referenca e vendimit tek Ligji për Policinë Bashkiake. Vendimi referon paragrafin 2 të nenit 8 të ligjit, i cili parashikon se policia bashkiake kujdeset për ruajtjen e pasurisë së Bashkisë. Por, si e ruan policia bashkiake e Tiranës pasurinë e bashkisë duke e prishur?!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pra, vendimi jo vetëm që nuk mbështetet në asnjë dispozitë ligjore, por paradoksalisht bie ndesh me vetë referencat ligjore që vendimi ka si bazë ligjore të tij.

Nga ana tjetër, Këshilli Bashkiak Tiranë ka përvetësuar një të drejtë që i takon Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT). Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit përcakton se të drejtën për dhënien e lejeve të ndërtimit (përfshirë prishjen) për objekte të rëndësisë kombëtare e ka KKT-ja.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për të mos lënë asnjë shteg interpretimi subjektiv, nëse është apo jo objekt me rëndësi kombëtare ndërtesa e Teatrit Kombëtar, Rregullorja për zhvillimin e territorit ka parashikuar shprehimisht se për dhënien e lejeve të ndërtimit për teatrot kombëtarë është përgjegjës Këshilli Kombëtar i Territorit.

Ligji ka përcaktuar gjithashtu se për rastet e prishjeve të ndërtesave ekzistuese për të ndërtuar në të njejtin truall një ndërtesë të re, leja e prishjes jepet së bashku me lejen e ndërtimit—leja e prishjes është pjesë e lejes së ndërtimit dhe mund të miratohet vetëm nëse miratohet leja e ndërtimit.

Pra, me pak fjalë: ligji kërkon që leja e prishjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar të jepet vetëm si pjesë e e lejes së ndërtimit të ndërtesës së re, dhe jepet vetëm nga KKT.

Shkelja e Këshillit Bashkiak nuk mbaron vetëm me uzurpimin e kompetencave të KKT-së dhe nxjerrjes së një vendimi në kundërshtim me ligjin, Këshilli ka shpërfillur gjithë procedurën ligjore të detyrueshme për lejen e ndërtimit, pra, edhe të lejes së prishjes.

Ligji dhe rregullorja për zhvillimin e territorit përcakton një listë të gjatë të dokumenteve që duhet të shoqërojnë kërkesën për leje ndërtimi dhe parashikon një procedure të detajaur për shqyrtimin e tyre. Kërkesa për leje shqyrtohet paraprakisht nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Territorit, i cili nëse nuk vëren mangësi në dokumentacion ia kalon atë për shqyrtim KKT-së, brenda pesë ditëve.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 16 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Vendimi për miratimin ose jo të lejes duhet të merret brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për leje ndërtimi, ndërsa leja e ndërtimit i vihet në dispozicion kërkuesit brenda 30 ditëve pas marrjes së vendimit.

Ligji dhe rregullorja kanë parashikuar afate të tilla si domosdoshmëri për shqyrtimin e duhur të dokumenteve të paraqitura nga kërkuesi. Por, vendimi i Këshillit Bashkiak Tiranë është marrë jo vetëm pa kërkuar dhe shqyrtuar asnjë dokument teknik të detyrueshëm, në fakt Këshilli bashkiak as nuk ka ndonjë kompetencë që të shqyrtojë dokumente të tilla teknike, por për pasojë në një mënyrë të rrufeshme.

Gjendja bëhet edhe më e rëndë nëse, sikurse dyshohet, vendimi nuk është marrë me votim gjatë një mbledhje të Këshillit Bashkiak Tiranë, dhe as me një procedurë të vendimit qarkullues, me këtë procedurë ju dërgohet për firmë miratuese secilit dhe të gjithë anëtareve, nëse ata nuk mund të të mblidhen fizikisht.

Në këtë rast do të kishim të bënim me një tjetër vepër penale, fallsifikimin e dokumentave zyrtare nga ana e kryetarit të Këshillit Bashkiak që ka firmosur vendimin në emër të Këshillit.

Nuk ka nevojë për një njohje të thellë të ligjit, për të kuptuar se shkeljet ligjore të vendimit të Këshillit Bashkiak Tiranë janë flagrante.

Në fakt, të gjitha përpjekjet e qeverisë dhe Bashkisë Tiranë për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar janë shoqëruar vazhdimisht me shkelje të Kushtetutës, akteve ndërkombëtare dhe ligjeve shqiptare, për të cilat ne kemi shkruar disa herë.

Deri më sot ndërtesa nuk është prishur për shkak të kundërshtisë të artistëve, shoqërisë civile, e qytetarëve, të cilët kanë ekspozuar shkeljet e Kushtetutës dhe të ligjit në përpjekjet e mëparshme të qeverisë.

Beteja ligjore duhet të vazhdojë, vendimi i Këshillit duhet kundërshtuar menjëherë në Gjykatën Administrative, ndërkohë që duhet kallëzuar në prokurori për veprime të mundshme kriminale individë të caktuar, veçanërisht hetimi nëse vendimi i është fallsifikaur pa u vendosur nga Këshilli./exit news

Etiketat e lidhura

Teatri Kombetarvendimi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Para 4 minutash

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive
Para 4 minutash

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive

Supermodelja Bella Hadid konfirmon romancën e re
Para 8 minutash

Supermodelja Bella Hadid konfirmon romancën e re

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit
Para 8 minutash

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.