Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:40 Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste Qyteti i Milanos në Itali pret me ankth të shtunën. Shqetësimi për përplasje të reja vjen ndërsa raportimet flasin për anulim marshimesh, thirrje në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Arjan Sala ”Dëshmor i Atdheut”/Rama: Detyra jonë ta nderojmë, një shumë të vogël për familjen

Politikë E hënë, 29 Mars 2021 12:30
Arjan Sala ”Dëshmor i Atdheut”/Rama: Detyra jonë ta nderojmë, një shumë të vogël për familjen
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kyeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishin këtë të hënë në shtëpinë e Arjan Salës. 32-vjeçari u shpall “Dëshmor i Atdheut”, për shkak të aktit human që sakrifikoi jetën dhe shpëtoi 20 punonjës në zjarrin që ra para disa ditësh në një qendër tregtare në Tiranë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fillimisht Rama u takua me babain e të ndjerit, i cili tha ”Nuk më hiqet asnjë sekondë nga mendja. Nxori çfarë kishte për të nxjerrë, u fut për të parë a ka gjë brenda, ngeli brenda”. Kryeministri e ngushëlloi duke i thënë ”Fjalët janë të tepërta por duhet të jemi krenarë sepse ka shpëtuar shumë njerëz. Ka bërë vërtetë një heroizëm të madh dhe shumë të rrallë. Natyrisht që jeta nuk ka çmim, nuk kthehet, sidoqoftë ne mendojmë që është detyra jonë që ta nderojmë e ta vlerësojmë dhe vendosëm që ta shpallim dëshmor”.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Më pas, foli me nënën dhe bashkëshorten e Arjan Salës, duke i thënë se duhet të jenë krenarë se ka shpëtuar shumë njerëz. ”Do të mbështesim me sa të kemi mundësi familjen e tij. Vendosëm që t’i japim dhe një shumë familjes. Të gjitha këto janë më shumë për respekt se sa bëjnë ndonjë ndryshim. E ëma duhet të jetë keq… Ta rroni e ta kujtoni gjithmonë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E di që është e tmerrshme, se imagjinoj dot, por duhet të jeni shumë krenar se ka shpëtuar shumë njerëz. Do ishin shumë familje e shumë nëna duke qarë, por fatkeqësisht të mbeti vetëm ty. Sidoqoftë, duhet të jeni shumë krenarë.

Mbaj mend historinë e hallës së tim eti, djalin ja vranë pas luftës për arsye pa lidhje, ja pushkatuan. Nuk harroj kur shkonim tek shtëpia e saj për t’i uruar vitin e ri dhe kur vinte viti i ri, ndizte qiri dhe ishte me të birin për 30 vite. Nëna është e dënuar të ketë dhimbjen më të madhe e të pangushëllueshme. Trim e kanë bërë zemra dhe edukata që i keni dhënë”, tha Rama.

Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” nën drejtimin e ministrit Niko Peleshi shpalli “Dëshmor i Atdheut” shtetasin Arjan Fadil Sala, i cili humbi jetën në mbrojtje të kolegëve të tij gjatë rënies së zjarrit në një qendër tregtare në Tiranë. Akti heroik i shtetasit Arjan Sala bëri që komisioni ta nderojë me statusin më të lartë, me motivacionin: “Humbur jetën në përpjekje për të shpëtuar popullsinë në raste fatkeqësie”. Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” vendosi dhënien e shpërblimit financiar mujor rrethit familjar të dëshmorit, sipas certifikatës së gjendjes familjare në çastin e vdekjes së Dëshmorit të Atdheut, duke filluar nga data e shpalljes së vendimit. Certifikata e Dëshmorit të Atdheut dhe simbolit “Familje e Dëshmorit të Atdheut”, iu dorëzua familjes së Dëshmorit të Atdheut Arjan Fadil Sala.

Etiketat e lidhura

Arjan Salaedi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste
Para 6 minutash

Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa
Para 6 minutash

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!
Para 15 minutash

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë
Para 23 minutash

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 13 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 14 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.