Arjan Sala shpallet ”Dëshmor i Atdheut”

Sakrifica e të riut Arjan Sala, që humbi jetën teksa shpëtoi të tjetër nga zjarri që përfshiu një magazinë në qendrën tregtare ”Casa Italia”, është nderuar këtë të hënë me shpalljen si ”Dëshmor i Atdheut”.

Trupi i pajetë i 32-vjeçarit, i cili punonte si shef sigurie u gjet pas 59 orësh kërkime. Sala mbeti i bllokuar në katin e nëndheshëm të qendrës tregtare e cila u përfshi nga flakët pasditen e 23 marsit.

Vendimi u mor me firmë të Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe kryeministri Edi Rama pritet që ta dërgojë tek familja e Arjanit.

SHKARKO APP