Arjana Fullani: Kur nuk gjen të drejtën një person si unë, që njeh shumë mirë ligjin procedural, mendo çfarë ndodh me të tjerët

Komisioni i Pavarur i Apelimi ka vendosur sot që të lërë në fuqi vendimin e KPA-së, për përjashtimin nga radhët e sistemit të drejtësisë të Arjana Fullanit.

Fullani njihet si një nga gjyqtaret me korrekte në sistemin e drejtësisë.

Kjo e fundit ankimoi vendimin e datës 23 korrik të 2019, për përjashtimin e saj për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, gjë që u hodh poshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas KPA-së, në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit për vetingut, Fullani ishte gjyqtare ndërsa shton se vendimi i KPK është i drejtë dhe duhet të lihet në fuqi.

Swiss Digital Mobile Reklama
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, gjatë fjalës së saj Fullani tha se do të vijojë betejën e saj ligjore. “Kur nuk gjen të drejtën një person si unë, që njeh shume mirë ligjin procedural, mendo ca ndodh për të tjerët. Jo çdo gjyq bëhet për post dhe për para, bëhet edhe për dinjitet”, tha Fullani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?