Arkitekti i fushatës së Bashës më 2011: S’ka mbajtur asnjë premtim, duhe t’u kërkojë falje qytetarëve
Flamur Kuçi, arkitekti i fushatës së Lulzim Bashës në 2011, për zgjedhjen e tij si kryebashkiak i Tiranës, thotë se nuk është mbajtur asnjë premtim i fushatës.
Ai kërkoi që PD t’u kërkojë njëherë falje qytetarëve për këtë e më pas të rikandidojë.
“Jemi 3 muaj larg zgjedhjeve lokale dhe nuk mund të gënjejme opinionin publik të themi për një mandat.
Nuk e nisëm mandatin me idenë e ndërtimit të tramvajit në Tiranë dhe ta përfundonim me grevën e autobusëve, ta nisim me shtimin e hapësirave të gjelbërta dhe ta përfundojmë me një shpërthim ndërtimesh.
Mandati i Bashës për mua ngjason shumë mandatin të fundit dhe të parafundit të Ramës; neglizhim total i qytetit.
Prevaloi axhenda politike; unë sundoj partinë dhe varja qytetit.
Kjo e dëmtoi.
Tirana nuk është qytet i thjeshtë, është kompleks dhe nuk e ka luksin që të mos administrohet mirë.
Tirana ka probleme bazike në infrastrukturë, si asnjë kryeqytet tjetër në rajon.
Unë mendoj që në diskutim nuk është mandati i PD, është mandati i Bashës, që nëse do të jetë i besueshëm, duhet të bëjë së pari një ‘mea culpa”, tha Vuçi në emisionin “Top Story”.