Arlind Qori: Nesër (e martë) të protestojmë te Parku kundër kullës dhe kullave

Nga Arlind Qori-
Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk dinë t’i përgjigjen pyetjes se kur do të mbarojë ndërtimi i kullave në qendrën e Tiranës. Edhe sa kulla do të ndërtohen: 10, 20, 100? Mbi ç’bazë të urbanistikës dhe shëndetit publik do të përcaktohet kufiri? Po kur të mbarojnë të gjitha parqet e sheshet publike? Po kur të rrëzohen të gjitha shtëpitë përdhese? A do të fillojë shembja e kullave të vjetra për të ndërtuar të reja? Edhe sa pluhur duhet të thithim? Edhe sa njerëz duhet të vdesin nga ndotja e ajrit? A do të jetë Tirana qyteti i parë në botë pa asnjë park?
Rama dhe Veliaj nuk mund t’u përgjigjen këtyre pyetjeve sepse janë në krye të një sistemi pervers, që e gllabëron hapësirën publike dhe pastron paratë sipas një determinizmi të verbër.
Po ne, qytetarët e Tiranës, jemi përtej këtij perversioni. Ne duam të jetojmë. Ne duam parqe e gjelbërim. Duam shtet të së drejtës e drejtësi shoqërore.
Ndaj protestojmë. Edhe nesër.

SHKARKO APP