Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Armand Shkullaku: Lëreni Ramën të shkojë të merret me fëmijët

Forum E mërkurë, 17 Shkurt 2021 18:37
Armand Shkullaku: Lëreni Ramën të shkojë të merret me fëmijët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Armand Shkullaku-
Pas 8 vitesh, Edi Rama u tha shqiptarëve se është i gatshëm të sakrifikohet për ta duke qëndruar edhe 4 vite të tjera në pushtet. Ai do të kishte dashur t’i përkushtohej familjes së tij, por duke qenë se është i vetmi që ka “fuqinë e ambicies, vullnetit, dijes dhe eksperiencës”, është i dënuar të jetë përsëri kryeministër.
Ky është rasti i parë kur një kryeministër , pas 8 viteve qeverisje, kërkon të marrë një mandat të tretë për të realizuar ato që premtoi në dy të parët. Reformimin e sistemit shëndetësor, luftën kundër korrupsionit, taksim progresiv më të drejtë, infrastrukturë moderne, etj. Këto i ka përmendur vetë Rama, pa u skuqur e pa u zverdhur, në postimin e famshëm, ku merr përsipër me vetmohim të sakrifikohet për popullin edhe 4 vjet të tjera në karriken e kryeministrit.
Paradigma e liderit që nuk ka bërë asgjë në 8 vjet por duhet rizgjedhur se përsëri mbetet më i miri, është e vetmja mbi të cilën mund dhe po ngrihet fushata e Ramës. Në vend të ballafaqimit me secilin prej premtimeve që ka marrë përpara shqiptarëve, ai zgjedh të merret me kundërshtarin politik. Në vend të bilancave, preferon të deligjitimojë me gjuhë perverse mediat që ia shpalosin ato. Në vend të tregojë rezultatet konkrete të qeverisjes së tij, shfaqet si hije e Erion Velisë duke shëprndarë ca çelësa shtëpish. Inspektime me projekte 3D në dorë, ministra mbi traktorë sapo kthehen nga Dubai, stadiume e pallate sporti për të injektuar një grusht vaksinash… Dhe për t’i shëptuar ikjes nga llogaridhënia për të shkuarën qeverisëse, tashmë shënon kulmin e pacipësisë me tezën e re: Më zgjidhni mua se mendoj më shumë për ju se sa për familjen time biologjike!
Mirëpo qytetarëve u mungojnë provat se Edi Rama vërtetë mendon për ta. Dhe kjo jo vetëm se si kryeminstër në 8 vite u ka dhënë vetëm shfaqje dhe jo mirëqënie, por edhe se personalisht bën një jetë tjetër nga ajo që reklamon. Atij i mungojnë si rezultatet ashtu edhe shembulli personal për t’i bindur shqiptarët për vetësakrifikimin e tij edhe katër vjet të tjera.
Sa më shumë të afrohet data e zgjedhjeve, aq më shumë do ta dëgjojmë Edi Ramën ta paraqesë veten si të vetmen alternativë për Shqipërinë. Ai do ta evitojë me çdo kusht pyetjen se çfarë ke bërë në 8 vjet, duke i mbivendosur diskursin se ata të tjerët janë më keq se ai. Ai do të bredhë nëpër qytete e katunde, jo duke marrë përgjegjësi për ekonominë në kolaps e premtimet e pambajtura, por duke vizatuar dhjetra porte e aeroporte, miliona e miliarda që pritet të vërshejnë në Shqipëri. Edi Rama nuk mund të flasë për premtime tokësore, sepse ato do ta nxirrnin zbuluar paaftësinë dhe dështimin e tij, si i vetmi kreyministër me bilancin më të keq qeverisës në 30 vitet e fundit. Ai do të rrëfejë vetëm endrra me gjellë pasanikësh e lugë floriri, si manipulimi i fundit që i ka mbetur të provojë.
I vetëdijshëm që ëndrrat nuk i ngopin njerëzit kur ngrihen në mëngjes, ka vendosur t’i japë edhe dimensionin sentimental këtij manipulimi. Ai do të ndërtojë fabulën e kryeministrit që vuan nga pesha e kryqit e të pushtetit për hir të popullit dhe jo të menaxherit të interesave të një grushti njerëzish. Se ai nuk është kryeministri i të pasurve, i PPP, koncensioneve, i zero investimeve të huaja për shkak të korrupsionit. Se nuk është kryeministri i kanabisit dhe vërshimit të parave të drogës, i banditëve me pushtet dhe pushtetit në shërbim të tyre. Se nuk është kryeminstri që po mban vendin peng në dyert e Europës dhe po i dërgon shqiptarët rrugëve të saj.
Imagjinoni se ç’na pret mandatin e tretë
Tani, pas 8 viteve, ai po kërkon të shndërrohet në kryeministrin e popullit. Madje i gatshëm të vetëflijohet për të, duke mos shkuar në shtëpi edhe katër vite të tjera. Nëse mendon të bëjë një sakrificë për shqiptarët, bën mirë të shkojë vërtetë në shtëpi. Familja do të çmallej me të dashurin e munguar dhe të tjerëve nuk do t’u mungonte kryeministri i përvëluar. Lapsi.al

Mund t'ju interesojë

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 19 minutash
Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Para 23 minutash
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 1 ore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 19 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 23 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.