FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arqipeshkvi George Frendo takon vajzën që u arrestua për një postim në Facebook

Xhuliana Aliaj u la sot e lirë nga Gjykata e Durrësit, pas arrestimit për përhapje paniku. Arrestimi i saj u bë vetëm për një postim në Facebook. Në kërkesën për caktim masë sigurimi, prokurori është shprehur se akuza që rëndon ndaj 25-vjeçares është ajo e “Përhapjes së panikut”, e cila shpërndau në profilin e saj në Facebook një lajm të gazetës italiane “Avenire” dhe bëri një status, në të cilin shprehej se njerëzit pranë depozitave të gazit në Porto Romano duhet të evakuoheshin. Nga ana tjetër, avokati mbrojtës kërkoi nga gjykata lirimin e Xhulianës dhe arrestimi i saj të konsiderohej i paligjshëm.

Pasditen e sotme Arqipeshkvi Imzot George Frendo është takuar me Xhuliana Aliaj. Fotot e takimit janë publikuar nga Arqipeshkëvia në rrjetin social Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?