Arrestimi i Ahmetajt, Jorida Tabaku jashtë Kuvendit: Opozita i qëndroi kauzës!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka folur jashtë Kuvendit, pas miratimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Tabaku u shpreh pas përfundimit të seancës, se e ka lexuar të gjithë dosjen e prokurorisë dhe mund të thotë me siguri se nuk ka asnjë emër nga opozita brenda saj.

“Sot ky është lajmi dhe opozita i qëndroi në këmbë për 6 vite duke e denoncuar këtë aferë”,- u shpreh Tabaku ndër të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tabaku: “Unë besoj që kjo ka qenë një kauzë e drejtë e PD dhe opozitës duke arritur që sot të çojë para drejtësisë tre ministra të kësaj qeverie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Besoj se duhet t’i japim mbështetje maksimale SPAK. Sot u mbyll një kapitull dhe urojmë të hapet një kapitull i ri.

Unë nuk kam lexuar asnjë emër nga opozita të përfshirë në atë dosje. Nuk ka asnjë emër nga opozita.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?