Arrestimi i Goros, Bushati: Kalkulim politik
Gazetari Andi Bushati, gjatë debatit në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, tha se në rastin e Jorgo Goros nuk është bërë drejtësi, por është bërë një kalkulim politik.
Bushati tha se pyetja që shtrohet është a mund të të bëjë pronar firma e Jorgo Goros në këtë process?
Ndërsa analisti Armand Shkullaku tha se SPAK është bërë teneqe, është e turpshme që të thuhet se Jorgo Goro shpërndan investitorët strategjikë.
“Kush i ndan zonat Jorgo Goro apo Edi Rama? Pse mo Goro del dhe thotë x apo y do investojë këtu apo atje?
Në 10 vjet këtu është bërë batërdia, Edi Rama e dinte edhe për Sajmir Tahirin edhe për hashashin, por i duheshin. Pse Edi Rama nuk e dinte që bandat vidhnin zgjedhjet? i dinte shumë mirë, por këtu në 10 vjet i vetmi që ndodhet në burg është kryebashkiaku i Himarës, që fitoi zgjedhjet”, tha Shkullaku.
Ai tha se ky Edi Rama që është kaq skrupuloz, kur shikon se kush po bëhet investitor strategjik, atëherë mund të thoshte: ore ky është deputeti im, është bashkëshorti i ministres. “Edi Rama s’mund të thotë që Jorgo Goro e ka fajin, se nuk të bën me tapi ai”, tha Shkullaku./syri.net/
KOHA JONË SONDAZH

