SPAK dhe Ministri Balla me dorë të fortë, arrestohet shefi i komisariatit të Laçit: Bashkëpunim me grupin kriminal!

SPAK-u vazhdon punën pa asnjë hezitim. Ata firmosen arrestimin e shefit të komisariatit të Laçit dhe një grupi kriminal të egër që kanë bërë krime.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me operacionin ku u arrestua shefi i komisariatit në Laç, si edhe u shpallën në kërkim të disa të tjerë, në kuadër të operacionit “Flakë në det”.

“Vijon intensivisht procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK kanë arrestuar sot pasdite Shefin e Komisariatit të Policisë Kurbin, i cili dyshohet për bashkëpunim me drejtuesit e një grupi kriminal, ndaj të cilëve janë lëshuar gjithashtu urdhra arresti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit”, shkruan Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qëkur ka ardhur ministër Taulant Balla në kundërshtim me parashikimet se nuk do ta luftonte krimin, ai po e lufton edhe brenda radhëve të policisë së shtetit.

Ndalimet janë pasqyruar edhe në mediat e huaja fqinje, por VOA ka bërë pasqyrim me të plotë

KRONIKA E PUBLIKUAR NE RADIO “ZERI I AMERIKES”:

Në Shqipëri, hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme çuan sot në arrestimin e shefit të Komisariatit të Laçit Dritan Metaj, nën dyshimet e bashkëpunimit me një grup kriminal të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Në kërkim janë shpallur dhe tre persona të tjerë, mes të cilëve Gëzim Çelaj, një personazh i njohur i botës së krimit, i dënuar për trafik droge dhe jashtë Shqipërisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, tha të hënën pasdite në një konferencë shtypi se urdhërat e arrestit të lëshuar me vendim të Gjykatës së Posaçme, janë “për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Për tre personat në kërkim, drejtori Rrumbullaku deklaroi se “Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, po punon intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre, pasi nga informacionet dhe verifikimet e deritanishme rezulton se këta 3 shtetas janë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”.

Me vendim të Gjykatës së posaçme është urdhëruar dhe sekuestrimi i pasurive të tyre dhe personave të lidhur me ta “duke përfshirë shoqërinë tregëtare, automjete, mjete lundruese dhe asete të tjera”.

Urdhërat e arrestit të lëshuar nga Gjykata, pasojnë një operacion të zhvilluar në mesin e muajit gusht nga Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, Guardia di Finanza-n italiane dhe , zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri dhe FRONTEX-in, kur u konstatua lëvizja e një mjeti lundrues të shpejtë, nga laguna e Patokut, në drejtimin jug-perëndim. Ky mjet kontaktoi në det, në një distancë 12 milje, një tjetër mjet lundrues tip Velierë, për të shkëmbyer lëndë narkotike. Dy ukrainas, që ndodheshin në velierë, i vunë zjarrin mjetit lundrues kur panë afrimin e policisë dhe me një barkë të vogël shpëtimi, tentuan të largohen, por pa rezultat.

Përveç dy ukrainasve, u arrestuan dhe shqiptarë, mes të cilëve dhe një nip i Gëzim Çelës, ndërsa u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, një shumë e madhe parash, në valuta të ndryshme, 25 celularë dhe sende të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?