Arrestohet Florian Marku, shkodrani që i bëri shurrën kryeministrisë

Në protestën e fundit me datë 13 prill ku opozita u përball me forcat e policisë, të cilat hodhën gaz helmues lotsjellës, ra në sy dhe një foto ku një i ri ka shurruar derën e kryeministrisë, aty ku hyn Edi Rama.

Pas katër ditë hetimi, ku policia ishte në tension derisa ta gjente personin që kreu një akt të tillë, njofton se sot e ka arrestuar. Ai quhet Florian Marku dhe është nga Shkodra.

Sapo e kanë arrestuar ministria ka nxituar të njoftojë me urgjencë se u arrestua personi që shurroi kryeministrinë, një gjest inati ndaj kryeministrit, kryer nga i riu Marku. Mësohet se ai kur është arrestuar është shoqeruar me makina policie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra ndërkohë kur nuk u kapën 10 milionë euro e grabitura në Rinas, të paktën ministria e brendshme njofton se u kap Florian Marku që kreu aktin e sipërpërmendur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?