Arrestohet Ilir Meta, Berisha: Persekutimi i Kreut të PL është politik

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në lidhje me informacionet për arrestimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Berisha deklaroi: “Persekutimi i Kreut të PL është politik. Nuk kanë konfirmuar asnjë fakt, asnjë dokument por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta dhe fizik të Ilir Metës.

Rama është i implikuar direk në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese. Ju kam informuar këtu se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën”- u shpreh Sali Berisha.

SHKARKO APP